Fundi i marrëzisë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Në “vendimin historik” të Lulzim Bashës për të djegur e shkrumbuar Shqipërinë bashkë me mandatet ka një farë “zgjuarsie”. Së pari, ka zgjedhur stinën e duhur. Ai e ka provuar në lëkurë se sa djeg ky qershori. Së dyti, ka në “kokë” një mjeshtër të flakëvënies. Këto dy faktorë janë në “anë të tij”. Por ka edhe elemente të tjerë që i dalin kundra. Duke u nisur nga dy zjarret qe iu vunë vendit në ato vite duke masakruar edhe mbi 3000 djem e vajza, them se shqiptarët kanë fobi për zjarr e vrasje. Megjithëse ekzekutori i djeshëm për fat të keq është ende “gjallë”, z. Basha, më së pari duhet të arrijë të konceptojë ndryshimin e pësuar më pas. Një qorr vullnetar nuk do ta shihte sa larg janë Shani me Bagdatin. Më vjen sinqerisht keq që kryetari i një opozite të ketë këtë shkallë verbërie. Natyrisht që edhe një fëmijë do të kuptonte se këto “kërcënime” janë thjesht “intimidime”, siç ka qejf të shprehet z. president. Në fakt për një djegie të tretë do t’i duhet shumë më tepër benzinë se sa për të djegur veten fizikisht. E kemi parë filmin “Fundi i marrëzisë”. Dy-tre bidona e aq. Po Shqipëria nuk është më ajo që është fiksuar në mendjen e një paranojaku. Bashkë me të do t’i duhet të djegë shumë më tepër se sa i thotë mendja e tij e çoroditur. Ai duhet ta dijë mirë se sëmundja e tij mendore nuk është sëmundje shqiptare. Nuk është e vështirë të kuptohet tek ai shkalla e degradimit. I vetmi që nuk do ta kuptojë është i klonuari i tij. Por s’ka se si. Luli s’është tjetër veçse një hibrid i së keqes. E them me një ndjenjë keqardhje për moshën e tij. Përveç Kaçit zor se ka njeri, edhe nga të “vetët” që e merr seriozisht. Është e rëndë të vetëzhvlerësohesh në emër të një monstre që i ka dalë boja prej kohësh. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *