Ndërsa apeloi për shtimin e rasteve të testimit dhe analizave serologjike, mjeku i njohur Pëllumb Pipero pranoi se fundi i epidemisë së COVID 19 ka nisur edhe në Shqipëri.
Por kjo shtoi mjeku, nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.
“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.
Por kur do të mund të kemi masa të lehtësiara të lëvizjes, pra një hapje më të madhe? Pipero u shpreh shpresëplotë se: Gjysma e majit na gjen shumë më të cliruar se gjysma e prillit”.
l.h/ dita

Sikur tha nje here qei me 19 prill eshte piku, pastaj nis renia! Apo mjaft te jemi ekzistent ne media!?
I ziu Pipero spo di nga ti jape. Shefi i dergon grafikun qe vizaton per qejf gjate kafese se mengjesit dhe ai duhet te shperndaje testet me kujdes se mos gabon shifrat. Sot shefit iu tek ta ngreje grafikun se do jepte konferencen e shtypit dhe situata iu duk pak si e bute dhe jo aq dramatike sa duhej. Dhe piperi i zi duhet te sperdridhet qe te shpjegoje te paspjegueshmen.