Si dhe çfarë mund të bëjmë, për t’u përballur me format banale të shfaqjes së padrejtësisë në këtë vend, që me predikime boshe, premtimet rrence, zërit të arsyes i përvidhen?!
Këto pyetje ende rrinë pezull, ashtu si portretet, ditën e ardhjes sw Papa Françeskut, varur presin përgjigje.
Lexues!
Ti, që lexon thjesht rreshtat, ti, që lexon mes rreshtave, pra ‘Ti’, me xhybe të zezë që për herë të parë, sot po thirresh në vetë të parë:
Nëse nuk do të digjem unë,
Nëse nuk do të digjesh ti,
Nëse nuk do të digjemi ne…
E si do të ndriçojë, gjithë kjo errësirë!
Me gdhendësin tënd të heshtur ndër vite, na ke nxirë, na ke tharë e na ke shkrumbuar dalëngadalë. Ti për ne ke folur gjithnjë në vetë të tretë. Ne për ty ishim ‘ata’. Por ja që erdhi kjo ditë dhe sot po lexon veten në vetë të parë. Sot po thirresh nga të gjithë ne, të rreshtohesh bashkë me ne. Ta përdoresh i pari ndezësen për vete, të ‘digjesh’ bashkë me ne. Pasi veçse me zjarrin tënd mund të bëjmë flakë edhe ne, të dëliremi e të ndriçojmë këtë errësirë, siç thotë Nazim Hikmet!
“Nuk jemi të gjithë të korruptuar. Kujdes etiketimet” – kështu u përgjigje ‘Ti’.
Ti me zë të lartë pranove: – “të korruptuar ka, por jo të gjithë”.
E, si ta kuptoj këtë? Në se jo të gjithë, atëherë cilët? Dhe nëse nuk janë të korruptuar sikundër thonë, kujt i tremben?
Drejtësia si rregull, nuk dënon të pafajshëm apo jo!? Atëherë cilës drejtësie i trembesh ‘Ti’? Asaj që vetë gatove ç’do ditë? Asaj të paradokseve?
Gjithsesi kjo nuk është një fushatë, sikundër ‘Ti’ përpiqesh të na e servirësh sot.
Kjo është veçse një betejë!
Një betejë në të cilën gjej veten të përfshirë, të prekur,e në front si mijëra lexues të Gazetës DITA, si miliona qytetarë të përvuajtur dhe pa u fshehur pas gishtit, si një javë më parë, e gjej me vend ta përsëris: ISIS-i, shëmbëlltyrat e tij i gjen tek ‘Ti’ gjykatës/e!
Prurjet e përrenjve që ushqehesh, shtrati i mendimit tënd, shpërthimi yt në përditshmërinë e çdo shqiptari prej 23 vitesh, veçse tek ky krahasim të çon!
Lexues, me xhybe të zezë: – mos hezito, bëje tani. Tërhiqi aksionet nga ndërmarrja jote, që në buzë të greminës e çove.
Dil dhe jepi zë ndërgjegjes tënde. Dëliru!
E di që ‘Ty’ të duket si përrallë paralele, por unë po e vazhdoj, aty ku e lamë një javë më parë:
Profeti Muhamet tha për ISIS-in:”(Ata,) janë qentë e ferrit. Nuk u mbushet mendja, janë të bindur se nuk do të mposhten. Mos u përqendroni aspak tek gjërat e tjera, deri sa (Ata,) të ndjehen të vetmuar”.
Pra ‘Ti’ je, thelbi lexues, por nuk të mbushet mendja. Ti që hiqesh si një çelës, ndërkohë që je rrethi prej hekuri, që mbanë të gjithë çelësat e një shoqërie. Sapo gishti tregues drejt teje ngrihet, varfëria jote në artikulimin e drejtësisë, del mbi sipërfaqe . E bashkë me të dhe nguti për të etiketuar, shpallur fajtor a përgjegjës me gjithfarë lloj trukesh të tjerët. Kjo, pjellë e një mendjeje të molepsur dhe e gjuhës së ushtruar prej vitesh në gjyqe farsë. Të bindesh, të gjitha të këqijat e këtij vendi të marra së bashku, mbeten si shoqata bamirësie, përpara vendimeve poshtëruese, që rëndojnë mbi çdo gjallesë të këtij vendi për 23 vite, e pa asnjë ndërprerje.
Profeti: “(Ata,) sapo të shtypen në një krahinë do të shpërthejnë në një vend tjetër, dhe kjo do të përsëritet, e do të përsëritet”.
Edhe ‘Ti’ lexues, kur i çmeritur të lexosh, se xhybja e zezë të ka “ngecur” në Myzeqe, do të shfaqesh “kokoroç” në malësi, pasi të bësh kërdinë. Prej aty do zbresësh në Myzeqe. I çuditur do të lexosh për veten, sa herë që do të kapesh mat. Por prej gjymtirave të lëna pas, do të vij dita të nxjerrësh “kokën” dhe të kuptojmë, se kush je ‘Ti’!
Lexues: mos vallë të duket si përrallë paralele?
Profeti: “(Ata), do të munden veç në saje të vigjilencës. Këtë nuk do ta përballojnë dot dhe do të nisin të vrasin njëri-tjetrin. Në fund, Zoti fitoren do t’ua jap robëve që e dëshirojnë dhe atyre që guxojnë ta kërkojnë drejtësinë”.
Lexues!
Sot e gjithë bota e ka përqendruar vëmendjen tek ISIS-i. Në përmbajtje, tmerri që po na shohin sytë, është veçse deformimi i ligjeve të Zotit. Më e pakta që do mund të bënin, nëse do të ishin të bindur në besimin e tyre, do t’i zbulonin fytyrat e tyre të mbuluara.
Korrupsioni nuk bën asgjë tjetër veç deformimit të së drejtës. Me një Kushtetutë Europiane dhe ligje të konsultuara me vendet e zhvilluara, një gjykatës/e, s’ka pse të ketë ndrojtje, për të thënë të vërtetat brenda llojit të vet.
Koha na dëshmon se, në demokraci ai që pendohet, dëshmon dhe denoncon të keqen, edhe sikur të ketë qenë pjesë e tij, gjen përkrahjen e sistemit, të shoqërisë, të familjes.
Lexues!
Sot më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët: për drejtësi kanë nevojë!
Ndërsa për ta denoncuar konkretisht, halli i tyre i vetëm: Je ‘Ti’ gjykatës!
‘Ti’ që nuk mund të dënosh dot një gjykatës tjetër si ‘Ty’.
Dil!
Dëliru!
Ndriço!
Lexues, me xhybe të zezë, nëse je ndryshe, tërhiqi aksionet, beso në demokraci!
Nëse ngul këmbë dhe sërish thua jo, thjeshtë kur të filloni zënkat mes jush, ngrini pak zërin, që t’u dëgjojmë, dhe ne ‘Zërin’ e ndërgjegjes suaj.
“Fitorja do t’i takojë atyre që e dëshirojnë, e dijnë ta kërkojnë”!
Mos e merr si përrallë paralele!

Pershendetje
me sa duket pena e Z Dursun nuk ka filluar ende te godase, ai po analizon, paralajmeron, I ben lexuesit dhe “Isisianet” te re flektojne ne ate padrejtesi qe ju eshte bere, u jep mundesine te pendohen, u jep mundesine qe I miri te ndahet dhe te izoloje te keqin.
me sa duket vershima e gjukimit per “qente e ferrit” nuk dp degjoje as ulurimat e fundit as lujtjett e tyre per meshire.
Nje here e mire viktimat e “drejtesise” duhet te besojne unanimisht qe e keqja ka fund dhe qe nuk eshte e pamposhtur.
vete gjykatesit pranuan qe ka te korruptuar ne mes tyre , cileta keta???
sic e sqaron dhe publicisti kjo nuk eshte perralle paralele por nje e vertete shume e afert dhe me e vertete se kurre.
Ne nuk suhet te jemi hakmarres por tolerant dhe inkurajues ndaj atyre qe ndergjegjesisht besojne ne reforme dhe ne drejtesi te vertet. Parlamenti duhet te votoj nje apo dy ligje per keta qe u behet thirrje ne kete shkrim, ku te lexohet shkurt dhe thjesht ne pak rreshta, ne ndoshta nje faqe te shtypit (printit) standard:
1Kush kallezon me prova se dikush ka deformuar drejtesin me vetdije do te shperblehet dhe do te merret ne mbrojtje absolute.
Kush eshte me vetdije I perzier ne deformimin e drejtesise mpor kthen mendje para se te kapet dhe vjen me duar larte dhe xhepat te nxjere jashte do marri denimin e vetem dhe minimal qe do te jete zhveshje nga cdo perfitim prej veprim/it/eve te tij dhe do te lighet II lire te vazhdoje jeten normale pa te drejen e ushtrimit te profesionit te tij ne sektorin publik.
Kush kapet ne faj dhe e verteton se eshte I perlyer pa dashje/vetdije por nuk ka perfituar nga veprimi, ne varesi te shkalles, peshes dhe demit te veprimeve minimalisht paralajmerohet per neutralizim profesioni dhe lihet mbahet nen mbikeqyrje per nje afat kohe te caktuar.
Kush katpet ne faj dhe vertetohet se eshte perfshite ne deformimin e te vertetes dhe te drejtes qellimisht duke anashkaluar cqofte edhe nje rast te mundshem ku mund te dorzohej zhvishet nga cdo lloj perfitimi prej veprimeve dhe cdo lloj pasurie te pa shpjegueshme dhe ne varesi te sshkalles, peshes dhe demit te veprimeve merr denimin minimal prej 25 vjet heqje lirie.
Gjykues/i/et e cdo gjykatesi ne shqiperi te je/te/ne i/te huaj dhe te zhgjedhur ne ko sa me re shkurter dhe ne menyre te cfaredoshme.
Keto jane vetem disa nga shume pak hapa qe ligjeberesi tane mund ti bejne pa asnje lloj problemi.
Por
Lighi dhe zbatimi I tij ne nje vend jane automatikisht liria e popullit te atij vendi dhe demokracia dhe barazia e vertet para se cilave ligjevenesit tane ndihen si vampirat ne drite te djellit.
Shkrimi, eshte mberthyer tek argumenti: Drejtesia, kjo eshte ceshtja! Me vjen mire qe sic premtoi ne shkrimin e kaluar publicisti perpiqet ta coje deri ne fund arsyetimin e tij mbi kete te keqe te madhe qe na ka pushtuar. Ku ne menyren me banale inkurajohet padrejtesia dhe ngrihet ne sistem. Risjellja edhe nje here ne fokus e problemit, eshte ajo qe ne fund te fundit duhet te beje cdo dite gazetari dhe media, pasi keshtu ka bere punen e vet me profesionalizem. Por eshte paradoksale se si kasta qe perben problemin, perdor po median dhe hiqet here si viktime e here si gjykates, perpiqet ti beje bisht thelbit te tij, drejtesise pra, Qarte dhe shkoqur publicisti nuk shmanget nga halli qe ka zene shqiptaret sot e 20 vjet. Sepse e keqja nuk mund te pastrohet me fushata mediatike konferencash, dhe propagande. ‘Zor se ka nje rruge me te mire per te shmangur diskutimin sesa me ane te lenies se nje argumenti jashte kontrollit te se tashmes, duke thene se e ardhmja do te ndreqe dhe do te rregulloje sistemin gjate procesit. Po sot cfare do te behet sot me keta gjyqtare, do te vazhdojne te gjykojne dhe te marrin vendime sic kane dhene e marre deri dje ?! Shpresoj qe beteja te mos ndalet dhe te mos sfumohet nga zhurmueset e mardhenieve me publikun dhe marketingut institucional ne ekranet qe sot me shume se informacion prodhojne marketing interesash klienteliste te turpshme duke mbajtur ne erresire te qellimshme publikun. Urime.
Gjyqetareve e prokuroreve do tjua tregojme vendin ne qytetaret e ketij vendi.
Si nuk kane cipe fare e gezojne me parate e gjakut te te tjereve.
Keto para, ne rastin me te mire, u shkojne ilace per femijet e tyre.
nuk duhet te kemi asnje meshire apo mirekuptim per keta njerez, pasi ata nuk ndjejne fare brerje ndergjegje derisa veprojne si kasaper.
zoti ahmet a di vij ajo dit qe te japin llogari kta apo thjesht do ja lejm zotlt ne dore per mu do jet shum e turpshme po mos tja heqim shamin e zeze
Isis ketu eshte gjithe politika z.Dursun!
Drejtesia shqiptare? Perse e kerkojne mafien vetem ne struktura te fshehta brenda ose jashte shtetit? Mafia duhet kerkuar pikesepari ne :”Drejtesine” Shqiptare, atje e ulur kembekryq ben golat nga te kater anet dhe parate e “basteve” i investon ne sferen e ndertimit….Shihni pallatet dhe vilat e njerezve qe merren me ligje, gjyqtare mafioze dhe avokate hajdute te peshtire duke tallur fakirin Popull ! Por Populli nuk harron o jezitë, drejtesia do te vihet nje dite dhe atehere mund te shpresojme se ka demokraci dhe liri te vertete…!