Nëse përmend fjalën turizëm në Shqipëri, rëndom mendja të shkon në det dhe në vendet bregdetare. Edhe pse vitet e fundit në planet e pushimeve tona janë futur emra si Thethi apo Lugina e Valbonës, serish turizmi malor në Shqipëri mbetet i paeksploruar. Për shqiptaret destinacionet ndërkombëtare janë më joshëse, por kohët e fundit gjendja ka ndryshuar. Hyzmeti nga mediat e huaja po na bëhet, duke na sugjeruar shpesh si një ndër vendet që duhet vizituar, po ne vetë çfarë po bëjmë? Njerëzit që praktikojnë daljet në natyrë, po shtohen ngaherë e më shumë”, thotë Fisnik Muça, lideri i grupit alpin “High Albania Mountain Club” ndonëse ai e pranon se ende nuk ka një strukturë të mirëfilltë për këto sporte dimërore.
“Midis Dardhës dhe Boboshticës është një pistë skish tejet interesante” rrëfen Muça, duke shtuar se “aty lidhen skitë dhe alpinizmi”. Pjesa që jemi të interesuar këtë vit janë…ski-tracking, me të cilat ngjitesh në mal e më tej me ski, zbritja nga mali”, thotë ai .
Dëbora, shëtitjet në mal, si dhe gatimet tradicionale pranë një sobe me dru, e më pak skitë, mund të jenë një zgjidhje për pushimet e dimrit, por zgjedhja e destinacioneve jashtë Shqipërisë nuk është më shumë çështje buxheti, por një joshje nga infrastruktura e ngritur prej dekadash, çmimet konkurruese, kushtet, e akoma më tepër ato të cilat për shkak të krizës ekonomike globale bëhet “një luftë edhe më e ashpër konkurruese, duke sjellë oferta loë cost/të ulëta”. Për më tepër, nuk dihet numri i vizitorëve që shfrytëzojnë destinacionet turistike gjatë periudhës së dimrit në Shqipëri, por ndërkohë alternativat argëtuese nuk mungojnë. Mësuam se në Tropojë, një person kalon natën në një dhomë alpine me 15 euro, ngrohje me dru dhe ushqim bio.
Nga kërkimet tona, mësuam gjithashtu se në Pukë, me çmim deri në 2500 lekë ofrohet ushqimi e fjetja, si dhe shëtitjet e skitë brenda kësaj kostoje. Por ende nuk është sjellë teleferiku për pistën i marrë nga pronari i saj, Përparim Laçi në Slloveni dy vite më parë, i cili ka në zotërim dy “kulla” të përshtatura në hane alpine. Ndërsa, turistët janë të përvitshmit nga Çekia apo Gjermania, apo informohen përmes broshurave të shpërndara nga vetë ai në Aeroportin “Nënë Tereza” si dhe përmes faqes së tyre në Facebook. Nga ana tjetër institucionet promovuese të turizmit thonë se, janë bërë disa përmirësime në infrastrukturën e zonave malore, ndërkohë që me ligj atyre u garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vite, për çdo investim që kryhet për këtë qëllim.
Ne kemi folur me Fisnik Muçën, një djalë i cili organizon udhëtime të ndryshme nëpër Shqipëri. Ai tregon se kjo është një ndër periudhat më të bukura për të lëvizur në natyrë dhe janë të shumtë ata që e bëjnë një gjë të tillë. Distinacionet janë afër edhe larg kryeqytetit. Nëse do të duam të shkojmë larg, këshillohet: Kelmendi, Thethi, Valbona dhe duke zbritur në jug, në Karaburun, në Gjirin i Gramës, Tomor, Çajup etj. Gjithashtu, në këtë periudhë, sugjerohet të shkohet në malësinë e veriut si: Kelmendi, Thethi dhe Valbona, sepse tani i gjen bardhësin e borës nëpër shpatet e egra të majave të maleve. Në këtë bisedë, Fisniku na rrëfen më shumë për kohën dhe vendet që sugjerohet të shkohet.
Cilat janë destinacionet, ku preferohet të shkohet, cilat sugjerohen dhe pse?
Destinacionet në këtë periudhë janë të ndryshme duke filluar nga veriu me Kelmendin, Thethin, Valbonën dhe duke zbritur në jug në Karaburun, Gjirin e Gramës, Tomor, Çajup etj. Preferencat janë të ndryshme, por më shumë pëlqehen aktivitetet njëditore për arsye kohe, si dhe për më pak shpenzime… Në këtë periudhë, ne sugjerojmë që të shkohet në malësinë e veriut Kelmend, Theth, Valbonë, në malin e Gjallicës, në malin e thatë sepse gjenë borën nëpër shpatet e egra të majave të maleve dhe jo vetëm, mund të besh ski dhe të shtitësh shikim tënd në horizonte Pra, ne në përgjithësi, kemi aktivitete pothuajse në të gjithë Shqipërinë, fakti që ende nuk ka fillua një dimër i egër në Shqipëri na ka mundësuar të shkojmë gjithandej.
Çfarë duhet të marrë një person me vete që t’i bashkohet grupit tuaj në këtë kohë?
E para, duhet të ketë dëshirën për të filluar lëvizjet në natyrë, një palë këpucë mali, një çantë shpine ku të ketë futur pak ushqim, ujë etj.
Me çfarë të papriturash përballeni sa herë që u duhet të shoqëroni grupe të ndryshme?
Deri tani ndonjë e papritur e madhe nuk na ka ndodhur, për fat të mirë. Gjëra të vogla ndodhin gjithmonë, por asgjë shumë serioze.
Për një turizëm dimëror ndoshta jo ideal por të bukur e plot aventura, ia vlen ta rezervosh fundjavën tënde duke zgjedhur Shqipërinë… nuk e thotë New York Times këtë herë, por ne!
Destinacione…argëtim…ski!
Natyrisht për çfarë mund të flitet tjetër dimrit përveçse, se ku janë vendet më të bukura për të shkuar e për t’iu gëzuar dëborës. Problemet hëpërhë i kemi lënë t’i mbulojë bardhësia e saj, e tani do të flasim vetëm për argëtim dhe kënaqësi. Dimri tashmë është shtruar këmbëkryq e na ka sjellë dëborë me shumicë anekënd trojeve tona shqiptare, në veri e jug, verilindje e juglindje të Shqipërisë. E kemi thënë tashmë shpesh e, e rithemi, Shqipëria nuk ka resorte skish. Ato nëse doni t’i kërkoni, mund t’i shijoni në vendet fqinje, edhe në pronësi të shqiptarëve, në Brezovicë, ndanë Maleve të Sharrit apo në Kodrën e Diellit në Tetovë ku bukuritë natyrore janë ndërlidhur fort me ndërtimet e këndshme alpine.
Po ku mund të shkohet për turizëm dimëror në Shqipëri?
Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë. Dardha dhe Voskopoja janë dy prej fshatrave më të bukur dimërorë ku çdokush e çon mendjen vetvetiu kur mendon për dëborën. Gërshetuar me traditën, historinë dhe bukuritë që edhe dimrit mund të shijohen shumë, me mikpritjen karakteristike, Dardha dhe Voskopoja ofrojnë gjithashtu kuzhinën e mrekullueshme e të veçantë, zahiretë e pafundme të dimrit dhe byrekët e mrekullueshëm, gatuar nga amvisat dardhare e voskopojare. Por këto dy fshatra fare pranë Korçës, mund t’ju ofrojnë gjithashtu edhe kënaqësinë e skive në pista ndoshta jo fort të pajisura me komoditetin e resorteve të mëdha por që gjithsesi do t’ju falin kënaqësi. Pista e Skive në Dardhë është bërë shumë e frekuentuar tashmë që kur aty është vendosur teleferiku i vogël që ju ndihmon për të ushtruar më mirë kënaqësinë e skive.
Por në zonën e Korçës, edhe Gërmenj-Sheleguri në Leskovik, është një vend i qetë e i bukur ku panorama dimërore të fal kënaqësi pa fund. Një shëtitje me kuaj, apo një bisedë me miqtë ndanë zjarrit të oxhakut, shkon shumë bukur kur është e shoqëruar me një gotë verë apo darkë të shijshme me zahire dimri.
Nëse jeni për një pasdite të shkurtër apo një fundjavë komode, Dajti është destinacioni më i afërt me kryeqytetin. Me një shëtitje bardhoshe me teleferik, një lojë në dëborë, një shëtitje me kuaj apo edhe thjesht ecje përgjatë shtigjeve të Dajtit, do ta bëjnë ditën tuaj më të bukur e më të shëndetshme.
Malësitë e Elbasanit ruajnë në gjirin e tyre mjaft fshatra që kohët e fundit po zhvillojnë më së miri ofertën e tyre dimërore. Zona e Shpatit, me qendër komunën Gjinar, pret turistë edhe në stinën e dimrit, duke u ofruar atyre më të mirën e mikpritjes, kuzhinës dhe sidomos natyrës së mrekullueshme që rrethon zonën. Edhe Stebleva, qendra e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një fshat malor që ju pret të shijoni bardhësinë e dëboorës.
Parku kombëtar i Llogorasë, të cilit aq shumë ia shijojmë freksinë edhe verës, bëhet më i bukur e më i magjishëm dimrit, kur pishat shekullore mbulohen me petkun e bardhë. Ngrohtësia e shtëpive alpine, mishi qengjit në hell, lojrat e ndryshme në dëborë por sidomos pamja e sorkadheve aq miqësore, do të bënte të lumtur çdo fëmijë që do të shkonte për fundjavë në Llogora. Për ata që duan të guxojnë pak më shumë, Majat e malit të Çikës, janë një sfidë për ngjitje, një nismë që do t’ju falë ndër të tjera edhe kënaqësinë e shijimit të panoramës mahnitëse të Jonit.
Shkodra përfshin një numër të madh setinacionesh dimërore ndër të cilat mund të shkëpusim dy të tilla që janë të përshtatshme për familjarët. Puka, një qytet i këndshëm rrethuar me pyje, është plotësisht e arritshme në dimër, për të kaluar aty një fundjavë në shoqërinë e familjes apo miqve, duke gjetur mikpritje në hotele apo edhe në shtëpitë pritëse të zonës. Pista e skive ka tashmë vite që funksionon, duke ju dhuruar çaste të vërteta kënaqësie.
Në Razëm të Shkodrës, mund gjithashtu të bëni ski, dhe pjesën e pushimit ta shijoni në zonë, duke shfrytëzuar strukturat pritëse atje, që fillojnë prej më luksozeve e deri tek shtëpitë pritëse. Maja e Veleçikut, është një pistë e mirë natyrore për të bërë ski, shëtitje, ngjitje apo çdo lloj sporti tjetër që mund të ushtrohet në dëborë.
Por nëse keni vendosur të hidheni drejt një aventure me sasi më të mëdha adrenaline sesa thjesht një lojë në dëborë apo ski të kujdesshme në pista të ndërtuara, ju mund të viheni në kërkim të kësaj aventure në të gjitha malet e Shqipërisë.
Por si mund t’i përjetoni këto aventura?
Mjafton që t’i hidhni një sy rrjeteve sociale për të gjetur atje grupe të rinjsh dhe jo vetëm, që kanë filluar ta bëjnë tashmë traditë, ngjitjen dhe eksplorimin e majave të maleve kryq e tërthor vendit, duke i kthyer thjesht në sfida për udhëtimin e radhës. Shqipëria ka shumë male, e për rrjedhojë ato kanë mjaft shpate të thepisura, të cilat, të mbushura me dëborë, kthehen në pista të mrekullueshme ku secili prej jush mund të shijojë aventurën. Thethi, Valbona, Nikaj Mërturi, Korabi, Bukaniku, Valamara, Këndrevica, Çika qorre, Tomori, janë vetëm disa prej majave që mund të dëshironi përgjatë udhëtimeve tuaja.
Korabi, si mali më i lartë i Shqipërisë, është një sfidë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e sporteve ekstreme. Jezerca, një nga malet më të vështirë në Europë, ofron cirqet e saj të mrekullueshme ku mund të provoni aftësitë. Valbona e Thethi, ndoshta nuk janë të arritshëm për të gjithë, prej infrastrukturës së vështirë e rrugëve të bllokuara, por nëse keni shpirtin e aventurës, mund të tentoni. Dajti, nuk është vetëm një qendër e madhe resortesh tashmë, por edhe një vend sfidash për ata që duan të tentojnë. Drejt malësive të Elbasanit, Gramshit e Librazhdit, Skraparit, mund të udhëtoni edhe për të eksploruar Valamarën, Tomorin, Bukanikun, kanionet e shpellat e shumta të kësaj zone dhe jo vetëm, duke i mbushur pushimet tuaja plot ritëm e adrenalinë. Për një turizëm dimëror ndoshta jo ideal por të bukur e plot aventura, ia vlen ta rezervosh fundjavën tënde duke zgjedhur Shqipërinë…
Bravo cunat qe kane ngritur flamurin tone ne majat e larta te maleve ne bote,por te kishin ngritur Flamurin Kombetar zyrtar dhe jo kete flamur pacavure,Skandal.Gjithe keta cuna nuk dine kush eshte flamuri zyrtar,gjynah.
ndoshta ste ka dale gjumi akoma,ose si ke pire ilaçet 😉 ;).
Flamuri ne foto eshte flamuri yne,