Fundjava me reshje shiu dhe dëbore

DITA Online

 

Reshje shiu dhe dëbore pritet që të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë kësaj fundjave, veçanërisht në zonat malore.

Sipas IGJEUM, pasditen e sotme mbi vendin tonë do të  mbizotërojë mot i kthjellët ku era do të fryjë lehtë.

Në pjesën veriore të vendit pritet të ketë reshje,  kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit.

Ndërsa ditën e shtunë pritet që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin dhe do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës, ku në zonat malore do të ketë dhe reshje dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 °C / 12 °C

në vendet malore:  2 °C / 6 °C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *