Këtë fundjavë temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celcius, por do të ketë edhe shira, kryesisht në zonat veriore të vendit.
Sipas Meteoalb, e premtja dhe fundjava, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm.
Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim. Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).
Meteoalb bën të ditur se pjesa më e madhe e Europës do të përjetojë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018. Në Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit do të shënohen temperatura mbi 33°C.
o.j/dita

Ishte parashikuar qe ne Prill do te rritej temperatura. Muaj maj do te jet me i fresket me temperatura qe nuk do te kalojne me shume se 24 grad ku mesatarja ne Mesdhe do te jet 22 grad .Moti do te jet me vransira dhe shira te pakta ne javen e pare te majit e ne fundin e saj .Qershori do te ket nje ngritje te vogel te temperatutave ku mesatarja do te jet 24-26 por me me shum shira se normalja .Korriku i paqendrueshem e kapricoz ku do ti kemi te gjitha fenomenet e natyres si erera ,shira ,temperatura te larta e te ulta . Gushti muaj i arte . I qendrueshem dhe plot kenaqsi per te gjith pushuesit .