Fundjava sjell fluks të madh makinash në pikën kufitare të Morinës

Leda Hysa

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, i janë drejtuar sërish vendit të tyre.

Fluksi i madh në pikën doganore të Morinit ka shkaktuar radhë të gjata, që arrijnë deri në fshatin Morinë.

Punonjësit në doganë punojnë me disa sportele për të përballuar këtë fluks.

Që prej nisjes së sezonit veror, çdo fundjavë shumë qytetarë nga Kosova i drejton bregdetit shqiptar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *