Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku ka mbetur i vdekur një fëmijë 11-muajsh.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi pranë fshatit Mabë, rreth orës 18:35, kur një automjet doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, fëmija ka humbur menjëherë jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa ka mbetur e plagosur e ëma e tij, Blerina Ndoca, 23 vjeç nga Puka.
Fundjava ka qenë tepër e përgjakshme, ku në aksidente të ndryshme kanë mbetur të vdekur 4 persona. /E.K
