“Fundjavë Ndryshe” dhuron gjak, Meta: Të bashkuar, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë

Mila Hysotoci

Fushatës së kreut të shtetit Ilir Meta për dhurimin e gjakut i është përgjigjur dhe stafi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Vetë Meta bashkë me të rinjtë dhe të rejat asistoi seancën e dhurimit të gjakut në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Arbër Hajdari, drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” falënderoi Metën “për nismën fantastike që ka ndërmarrë”, duke i ftuar të gjithë të rinjtë të vazhdojnë veprat e tyre humaniste, veçanërisht të dhurimit të gjakut.

“Të rinjtë e ‘Fundjavë Ndryshe’ janë vërtet të rinj të veçantë. Janë ata të rinj që i duhen shoqërisë dhe rinisë sonë si model i angazhimit social, solidaritetit, vullnetarizmit dhe gjithëpërfshirjes. Është detyra jonë që t’i promovojmë këto modele solidariteti dhe përfshirjeje shoqërore pasi një vend dhe një shoqëri nuk mund të ecë në mënyrë individuale përpara dhe aq më tepër të mbarë. Vetëm të bashkuar dhe duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, shoqëria dhe rinia jonë mund të kapë ritmin që dëshiron në jetë për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat brenda vendit dhe jo në emigrim”, tha Presidenti Meta.

Ai shtoi më tej se përfshirja e të rinjve në të tilla kauza kaq humane, jo vetëm si ‘Aleanca jonë për Dhurimin e Gjakut’, por edhe për të gjitha çështjet sociale ku duhet ta ndihmojmë e ta mbështesim njëri-tjetrin, do ta bëjë shoqërinë tonë një shoqëri më të mirë e më të mbarë, më të shëndetshme e më të begatë.

M.H/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Mjere ata qe do marin gjakun e tij.Ai eshte me i rezikshem se Sali Banditi.Jep gjak,dhe kush,Ai qe i ka pire gjakun ketij populli te ndershem e fukara.Ai me Muniqen jeton ne lluks te pa pare, ndersa njerzit mezi nxjerin diten me buke.Mos e befshin piken e hajrit,nje dite do ti paguajne te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *