Presidenti Nishani ka shfrytëzuar fundjavën që të vlerësojë me dekoratën “Nderi i Kombit” Sulejman Delvinën (pas vdekjes) dhe me titullin “Mjeshtër i Madh” Grupin “Sazet e Delvinës”.
Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës Delvinë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” Sulejman Delvinën (pas vdekjes) me motivacionin: “Si patriot dhe politikan i shquar i kombit shqiptar, një ndër themeluesit dhe drejtuesit e shtetit shqiptar që në krijimin e tij, me ndikim në qarqet ndërkombëtare në mbrojtje të interesave kombëtare.”
Gjithashtu Kreu i Shtetit i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” Grupit muzikor “Sazet e Delvinës” me këtë motivacion: “Për ndihmesën e çmuar në interpretimin isopolifonik me instrumente muzikore të këngëve popullore e qytetare të trevës së Delvinës dhe mbajtjen gjallë të traditës me trashëgiminë kulturore në brezat që vijnë”. Si për fundjavë, mirë e kishte bërë Nishani. Duhen ca tinguj për të zbutur shpirtin!

hajde raxhkapur….na kendo nje valle.
O President!
Doja te kujtoja ate shprehjen e bukur popullore:-Fshati digjet e k……va po krihet.
Raxonier Fan Toci
I vetmi gjest i mire qe ka bere ne jeten e tij.