Fundoset një traget koreanojugor

anazapta
Një traget me më shumë se 470 persona në bord u fundos sot në brigjet jugore të Koresë së Jugut dhe një operacion i madh kërkim-shpëtimi është në proces e sipër.

Zyrtarët thonë se të paktën dy person janë gjetur të vdekur dhe 368 njerëz të tjerë janë shpëtuar deri më tani nga trageti, i cili po udhëtonte për në ishullin e njohur turistik, Jeju.

Televizioni i Koresë së Jugut ka treguar pamje të tragetit që qëndronte anash mbi ujë, dhe më pas u fundos pothuajse tërësisht nën ujë.

Ministria e Sigurisë dhe Informacionit Publik thotë se 34 varka shpëtimi dhe 18 helikopterë janë po marrin pjesë në operacionet e kërkim- shpëtimit.

Arsyet e fundosjes së tragetit ende nuk janë të qarta. Disa pasagjerë njoftuan se dëgjuan një zhurmë të madhe para fillimit të fundosjes së tragetit. / VOA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *