Një varkë me 150 refugjatë është fundosur në ujërat e Qipros dhe për pasojë 19 persona kanë humbur jetën e 28 tjerë janë zhdukur.
Varka është fundosur konkretisht në ujërat e bregut të Yeni Erenkoy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare kanë arritur të shpëtojnë vetëm 103 persona, të cilët janë dërguar në Turqi.
Zyrtarët njoftuan se po vazhdojnë kërkimet për 28 personat e zhdukur dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit mësohet se marrin pjesë edhe zyrtarë turq.
s.a/dita
