Mungesa e tolerancës ndërfetare në Indonezi është bërë jo rrallë shkak për lajme të hidhura nga ky vend, por me sa duket humanizmi dhe besimi do i hapë rrugën bashkëjetesës fetare në harmoni.
Në kryeqytetin e vendit, Xhakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.
Një xhami e zonës u ofroi bujarisht objektin e kultit, që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre. U theksua se xhamia nuk vendosi asnjë lloj kufizimi për simbolet fetare të krishtera, apo të ndonjë lloji tjetër.
Një i afërm i së ndjerës, postoi në rrjetin social Facebook fotot e ceremonisë mortore, duke falënderuar xhaminë dhe punonjësit e saj për bujarinë dhe tolerancën e treguar. Fotot u bënë virale me shpejtësi.
e.ll./dita

Imami i kesaj xhamise ne Xhakarta eshte nip Shqipnie, pra gjithsesi patenten e tolerances nderfetare e mbajme ne.!…
Shpresoj qe edhe SHTZ-ja edhe KM -ja te prononcohet mbi kete rast
islami eshte krishterimi, pa sintezen e dhene nga krishti; “duaje te afermin tend si veteja” dhe; “mos i bej tjetrit ate, qe tjetri, s’do te t’a beje ty” . ps. dhe pa theniet e krishtit, islami eshte …paganizem .