Prof. Luan Omari, konstiucionalisti i njohur në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ shpjegon ngërçin e krijuar në KQZ pas zëvendësimit të një anëtari dhe dorëheqjes së tre të tjerëve. Ai e konsideron këtë një precedent të rrezikshëm në prag të zgjedhjeve shumë të rëndësishme të 23 qershorit. Por, ai shpjegon më tej se, po të ketë vullnet politik nga palët e interesuara, dhe sidomos nga dy partitë më të mëdha në vend, nuk ka asnjë pengesë juridike për të gjetur një zgjidhje konsensuale dhe për të ndryshuar situatën…
Profesor Omari, si do ta konsideronit situatën e krijuar me KQZ-në ditët e fundit, kur u zëvendësua një anëtar, ndërsa tre të tjerë dhanë dorëheqjen?
Është e vërtetë se ndodhemi para një situate të papëlqyeshme dhe kemi një gjendje të paparashikuar me KQZ-në. Në të vërtetë, situata të tilla ndodhin kur ndërhyhet politikisht. Kështu rrezikohen seriozisht zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe nëse mund të merren vendime me katër vota, mendoj se ato nuk do të kenë besueshmërinë e mjaftueshme që të vërtetojnë transparencën e shumëpritur dhe të mirëpritur.
A mund të funksionojë një KQZ me katër anëtarë, pra a mund të merren vendime të drejta me këtë përbërje?
Duhet t’i referohemi ligjit. Ligji e përcakton saktë. Kodi Zgjedhor parashikon një KQZ me shtatë anëtarë. Mbledhjet e KQZ janë të vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se katër anëtarë me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimeve sipas nenit 24 të Kodit Zgjedhor. Pra, në aspektin ligjor të problemit, sfera e veprimit të 4 anëtarëve të KQZ është relativisht e kufizuar. Si rrjedhim, funksionimi i KQZ me katër anëtarë nuk është i pranueshëm. Sepse nuk ka besueshmëri.
Profesor, a ka kohë nga ana ligjore flas, për të rikuperuar atë që u prish, domethënë që KQZ të marrë formën e duhur dhe të ketë besueshmërinë e nevojshme?
Unë besoj se po. Nga ana juridike nuk shoh ndonjë pengesë, por për këtë mendoj se kërkohet vullnet politik nga të dyja anët, por sidomos nga maxhoranca. Po të ekzistojë ky vullnet politik, mendoj se çdo gjë është e arritshme. Në këtë kontekst theksoj se është shumë e rëndësishme që në këto zgjedhje, të cilësuara si shumë të rëndësishme dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të zbatohet me përpikmëri maksimale ligji, në mënyrë që të mos ketë asnjë kontestim si për zhvillimin e tyre, por dhe për rezultatin që do të dalë në përfundim të këtyre zgjedhjeve. Si përfundim mund të them se zgjidhja nuk është e lehtë, por gjithsesi është e mundshme.
Mendoni se mund të tërhiqet PD dhe Berisha nga qëndrimi i tanishëm?
Pse të mos tërhiqen? Duhet të tërhiqen, nëse vërtet janë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për më tepër dje dëgjuam që edhe eurodeputetja Doris Pack e kritikoi maxhorancën për qëndrimin ndaj KQZ-së. Maxhoranca duhet të reflektojë urgjentisht.
A ju duket si një shans për zgjidhjen e ngërçit, propozimin për një riformatim të balancuar dhe me konsensus të KQZ-së, përfshi dhe kryetarin e saj?
Po, është një propozim i drejtë dhe që jep shanse për zgjidhjen e ngërçit. Natyrisht po të ekzistojë vullneti politik.

Nuk duan o profesor. Pike! Kane frike nga e verteta. E verteta eshte qe populli shqiptar NUK KA VOTUAR KURRE SHUMICE PER BERISHEN! Kaq e thjeshte eshte!
Me beri korioz mbiemri Omari.Dua te di a ka lidhje me Bahri Omarin ky profesori.
Mark.uk.Cuditem me cektesine e kultures tende , me injorancen tende! Nje njeri me pak kulture ne Shqiperi e di kush eshte Pro.Luan Omari.Keshtu ,per respekt te vetes mos komento me ??!!
DELETED – Ruani etiken dhe merruni me argumentin jo me autorin. Flm
Opo e di un cfar do Berisha… Ju jeni te cmendur qe kujtoni se nje i cmendur merr vesh me llogjike normale
DELETED – Ruani etiken dhe merruni me argumentin jo me autorin. Flm
E drejta është me opozitën. Opozita të mos tërhiqet nga kërkesa e saj. Do apo nuk do magjoranca ajo do të tërhiqet nën trysninë popullore dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Deleted
Eshte shume e rendesishme kush jep kshillen dhe idete juridike.Po qe se do i jepte Damian Gjinkuri dhe nje Jurist i pamvarur besimi do te ishte i ndryshem.Ne nuk e fyem por treguem kush eshte zotrija qe ka bere kushtetute famkeqe te 1974
kris: Ju vertet qenke i krisur.Une pyeta a ka lidhje,ju pse i delni ne mbrojtje kur nuk ta kerkon njeri.Nuk mendoj te ket nevoj ta mbroj nje injorant si ju.Une e di se eshte profesor,po te merret me politike ja ulin vleren se tepermi.