Në kryeqytetin e Turqisë sot po mbahet Konferenca e 7-të e ambasadorëve të Republikës së Turqisë, ndërsa shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, në fjalimin e tij hyrës ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është që të shqyrtohet me kujdes imazhi i diplomacisë turke dhe planet e saj si dhe objektivat në të ardhmen.
Duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të diplomacisë në botë, Çavusoglu ka thënë se bota është duke kaluar nëpër një periudhë që do të përcaktojë fatin e shekullit të tanishëm 21.
“Duam që në këtë periudhë kritike të shqyrtojmë diplomacinë në aspektin se nga kemi ardhur dhe në çfarë drejtimi po lëvizim”, tha Çavusoglu, duke shtuar se politika e jashtme turke bazohet në parimin “paqe në vend, paqe në botë”.
Duke theksuar se Turqia ndodhet në një mjedis të zhytur në krizë të thellë, Çavusoglu tha se autoritetet turke janë të angazhuar për ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në gjithë rajonin.
Ai ka shtuar se ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme është i mundur vetëm me intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit, Çavusoglu tha se Turqia nuk heq dorë as nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
“Vazhdimisht jemi duke punuar për integrimin në institucionet evropiane. Shohim se disa nga miqtë tanë evropianë kanë qëndrim të gabuar dhe paragjykim ndaj anëtarësimit tonë dhe se kjo çoi në disa situata të padrejta”, tha ministri i jashtëm turk Çavusoglu, duke shtuar se Turqia nuk ka luksin për të qenë një vëzhgues i qetë i ndryshimeve në skenën politike ndërkombëtare.
Në referimin e luftës në Siri dhe kërcënimit global nga ISIL, Çavusoglu u shpreh se Turqia deri më tani ka ndarë 5 miliardë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar 250 milionë dollarë simbolike, që, siç shtoi, tregon pavendosmërinë e këtij komunitetet që të zgjidhen problemet në Sirinë e përfshirë nga lufta.
“Në zonën kufitare siriane duhet shpallur zonën e sigurt, të ndalohen fluturimet mbi Sirinë për të mbrojtur refugjatët dhe për të parandaluar një valë të re refugjatësh nga Siria në Turqi. Ne presim që regjimi sirian, i cili tashme ka humbur çdo legjitimitet, të zëvendësohet me një qeveri kalimtare që do të përfaqësojë të gjitha kategoritë e popullit sirian”, tha Çavusoglu.
Çavusoglu po ashtu theksoi se politika e gabuar ka treguar fytyrën e vet të errët në Irakun fqinj, por që Qeveria e re irakiane ka hapur faqen e re si në marrëdhëniet me Turqinë, ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në vend.
Duke theksuar se zgjedhja e çështjes palestinezo-izraelite është kyçe për ndërtimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme, Çavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë me zë të lartë palestinezët e rrezikuar.
Ai ka vënë në dukje zhvillimin e diplomacisë turke në 12 vitet e kaluara.
Çavusoglu ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë hapur 67 misione të reja diplomatike në mbarë botën.
“Sot kemi 134 ambasada. 81 konsullata, 12 misione të përhershme dhe një Zyrë tregtare. Me gjithsej 228 përfaqësitë e huaja jemi fuqia e gjashtë diplomatike në botë”, përfundoi Çavusoglu.
Të udhëhequr nga ministri Çavusoglu, ambasadorët turk sot në mëngjes para fillimit të Konferencës, vizituan mauzoleun e Kemal Ataturkut Anitkabir dhe varrezat Cebeci Asri. /AA/

RESPEKTE
Te gjithe ambasadoreve do ju mesohet se si te mbuulojne me shurre mutin qe ka bere tere ketyo vite sulltan erdogani