Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!
Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!
Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mëndja t’i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!
Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vër kujën-o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!
Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!
Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngre të vdekurin nga varri!
Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritshme,
mjafton të të fali Zoti,
vetëm Bukën e Përditshme!
Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!
Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!
Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundërt babëzia,
jetës krejt ja prish kuptimin!
As prej varrit-as prej Ferrit,
s’mund të shohë njeriu dritë,
dhe në qofsh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!
Me mjegull mos e vish synë,
mendo djepin ku je tundur,
sa ke shpirt e sa ke frymë,
asnjë gjë s’është e pamundur!
Gjirokastër, 08.06.2013

“…është buka e përditshme,
më e madhja siguri!”
“…të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!”.
Shume e vertete. Buka e gojes i ben njerezit te humbasin çdo lloj dinjiteti, te kthehen ne kafshe, apo te bejne lloj e lloj poshtersish.
Për Arben Dukën e ke ti?
KUR U BERE BESIMTAR I ZOTIT O BEDEL ENVERIST
QE HEDH BEJTE ATEISTI SI NJE FANATIK KOMUNIST
ZOTI NUK NDIHMON BEJTEXHINJTE E SKETERRES
AS MORRACAKET ENVERISTE DALE PREJ FERRES
ZOTI S’NDIHMON ATA QE PRISHEN KISHA DHE XHAMIA
ME KAZEM NE DORE DHE ME URDHER NGA PARTIA
ZOTI I NUK I DO LAKENJTE “MESALLA ME DY FAQE”
BEJTEXHINJTE PIJANECE SI BEDELA LANGARAQE
katarakti !
Ne mbeshtetje te komentit Tend.
Nji plak qe kish kalue te 100 vitet kishte perjetu pushtimin osman,luftrat e Austrohungarise,mbretnin e Zogut dhe monizmin,diktaturen.
Ne muhabet e siper iu drejtue bashkebiseduesve:
Tane kjo lufte qe bahet sot ne gjithe boten.Nuk bahet per kugja send.Jasht,vetem e vetem per zhaben e barkut.
Pershendetje !
MH.
Hesht or gjiton Benko e mos genje kot,
se ju enveristet s’besoni kurre ate Zot,
pra trego te verteten, edhe hapur thuaj,
se vec “Enveri yne” eshte Kurani i juaj.
o gjiton i dukës
e ke gabim!
këta kanë bërë sikur nuk kanë besuar,këta për ti mbushur mëndjen të tjerëve,atyre që me të vërtetë nuk besonin,bënë gjithë katrahurën në shqipëri!ekstremizuan gjithçka!!
prindërit e mi të dy ateistë nga baballarët e tyre që në lindje,nënat besimtare,dhe deri në vdekje mbetën të tillë,por asnjëherë nuk i ranë kujt në qafë!!shkonin e uronin komshit në çdo festë,e dinin se kush ishte besimtar i thekur dhe asqë ju prishej puna fare!!kanë respektuar këdo në zgjedhjen e tyre!!e ishin që të dy komunistë nga të parët!!
këta tipat e ben dukës,berishës,këtij sojit të dobiçit,kanë qënë “ateist” për vëndin e punës,për të rritur besimin në parti e për të rritur nivelin ekonomik!!
lali e kemi thënë gjithnjë se i arsimuari nuk është “inteligjencë”!i arsimuari ndjek një nivel të arsimimit për të ritur nivelin e tij ekonomiko financiar!!
inteligjenti,inteligjenca e një populli nuk ka për qëllim vetëm interesin personal!ajo ka për qëllimi interesin shoqëror,kombëtar,njerzor!!
prandaj mos ofendo prindërit e mi ateistë,mos ofendo ateistët e vërtetë duke i krahasuar me dukën ateist në kohë të diktaturës dhe teist që ditën e parë të rrëzimit të saj!!
duka ka qënë ateist nga e keqja!!
unë nga bindja!!
e ateizmi nuk ka të bëjë me enverin!gjyshërit e mi kanë qënë të tillë pa lindur enveri vetë dhe unë nuk kam filluar të besoj dhe atëherë kur nuk ishte e ndaluar!!
“Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!”
ah ke marrë fund o dukë,ti paske qënë nga ata komunistë që ke marrë atë teser partie vetëm e vetëm për të ngrohur bythën!!
prandaj dhe sot ke tesërën e partisë së këtij dobiçit dhe e mbron me shpirt e mish!!
bindje nuk ke o dukë!!
prandaj fluturon nga një qosh në tjetrin!
o nastro suma,këta kanë qënë ata që në atë kohë quheshin kriptokomunistë,ata, që si ndyrësira e viçidollit shpikën dhe mbajtën gjallë luftën e kalsave!!ata, si im atë,komunist i ’42,asnjëherë nuk qenë për të!!u detyruan tu nënshtroheshin këtyre kërmave!!
mos e shaj se fal dukës dhe berishës u shkatërrua shteti shqiptar!!
sepse në kemi patur?! ka qënë vetëm ai 45 vjeçar!!