Fuqia e besimit…

Ornela

Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!

Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!

Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mendja t’i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!

Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vër kujën, o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!

Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!

Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngre të vdekurin nga varri!

Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritshme,
Mjafton të të falë Zoti,
Vetëm Bukën e Përditshme!

Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!

Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!

Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundërt babëzia
jetës krejt ja prish kuptimin!

As prej varrit, as prej Ferrit,
s’mund të shohë njeriu dritë,
dhe në qofsh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!

Me mjegull mos e vish synë,
mendo djepin ku je tundur,
sa ke shpirt e sa merr frymë,
asnjë gjë s’është e pamundur!
Gjirokastër, 8.06.2013

Share This Article
6 Comments
  • SHARLATANËT

    Mos mendo se do rrëzohesh,
    Nëse gjërat shkojnë për keq,
    Sa kohë të jesh servil partie,
    Një punë të hajrit do ta gjesh!

    Fati gjithmonë ka planin e vet,
    Por partia s’pyet për fat,
    Rilindja e Ramës nuk ka Zot,
    Mjafton xhepi plot me paratë.

    Duhet ndonjë arkë me peshk,
    Bashkë me një celular të ri,
    Që në ministri të punësohesh,
    “Me konkurs” e pa meritokraci.

    Mendimet e këqija ti largoi,
    Se korrupsioni është sistem,
    Mjafton shih tenderat e Lali Erit,
    Që bën sikur mbjell pemë.

    Nëse të mbyllet sot një derë,
    Edhe punë nuk gjete dot,
    Fajin sigurisht nuk e ka Zoti,
    Atij mos iu lut më kot.

    Veç kujdes mos shaj partinë,
    Se gjithë pushtetet i ka kapur,
    Prit se edhe ylli yt do ndrijë,
    Sa të fillojë “Ballkani i hapur”!

    Do ketë punë për të gjithë,
    Nën hije do kuvendojmë,
    Ishalla s’na bie damllaja,
    Që sharlatanët po dëgjojmë.

    Bukën e përditshme do hash,
    Si në kohën e shokut Enver,
    Mjafton qep gojën e rri fukara,
    Veç pushtetarët bëhen milionerë.

    Mos shih ëndrra me lugë floriri,
    Se janë gënjeshtra ashiqare,
    Rroftë EDI RAMA poturexhiu,
    Ky diell i vatrave shqiptare!

    Ndaj ti mos e humb shpresën,
    Dhe besimin e verbër te partia,
    Se ditë më të këqija do të vijnë,
    Mjerë shqiptarët dhe Shqipëria!

      • Ku është kopjimi aty o vertino dobiçi? Për cilin poet po flet? Për Dukën që nga një anë mbron sistemin komunizmin (që ishte sistem terrorist) dhe koqet e Enverit, e nga ana tjetër hiqet si besimtar i Krishterë? Kurse tani që qeveris Rama bën thjesht propagandë servile që të neveritet! Shko ore pirdhu tru shpëlarë e kokëtul budalla! Them të vërtetën, jo përralla siç tregon Duka për gomerë si ju!

  • Moll’ e krimbur c’idiot je!
    Ben sikur thur poezi.
    Krahasohesh ti me malin,
    Kur vertet ti je nje mi…

    Sokrati na thote: ”Njih vetveten, nese deshiron te krahasohesh me te tjeret!”

    Arben Duka madheshtori,
    Ngrihesh si shkembi mbi dallget,
    Arben Duka, vjershetori,
    Si Vjosa i gurgullon fjalet.

    Fjalet, qe veshin mendimin,
    Jane pasqyra e atij shpirti,
    E ngrene lart kryetrimin,
    Me fjalet e tij na ndriti.

    Rrofsh e qofsh, o Arben Duka,
    Sa malet e Shqiperise!
    Shume lezet ty te ka Buka,
    Qe ia dhuron vegjelise…

    • O ti Sokrati defiçent kakërdhi miu! Unë s’kam nevojë të krahasohem me Dukën, me atë malin betexhi të gënjeshtrave dhe propagandës së partisë. Unë jam i lirë dhe them të vërtetën, nuk bëj avokatin vjershëtor të hajdutëve të qeverisë e as të opozitës, dhe s’kam nevojë për budallenj si ju që paguheni si sharësa në forume online. Ju vazhdoni ndriçohuni me budallëqet e Dukës, dhe mos harroni të shani kush ju thotë të vërtetën. Gomerë!

      • “Molla e kalbur” nga trute si gjithologu Alfred Cako apo Qimik Peka maloku,pirdhu e mos na caj trapin me komentet e tua idiote.
        Ha persheshin e Saliut,apo te Jenisherit(Ish deputet idiot) ose me mire me thene mutin e tij sa te ngopesh.
        Edi Rama ben si ty nga nje cdo mengjes .Debole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *