Fuqia e dashurisë… (Baladë e një vajze për të dashurin e burgosur)

redaktor

Ti i mbyllur je në tela,
tela e mure të rënda,
po as zëmra-po as shpirti,
jo-mor-jo nuk mbyllen brënda.

Kur një zog vjen në dritare,
me të artat cicérima,
nuk ke pse habitesh fare,
s’është zog-po zemra ime.

Kur zemra rreh si kambana,
kur: “Të dua!”-zëmra thotë,
kur përjashta të pret zana,
gjithë prangat janë kot.

Cili është sekreti i zëmrës,
që mesazhe jete çon,
është veç fuqi e ëndrrës,
që si drita fluturon.

Ajo ëndërr-ajo shpresë,
që sytë t’i mbulon me vesë,
veç ato-në të vërtetë,
të mbajnë gjallë në jetë.

Treten tela-shëmben mure,
shëmben muret dhe qelia,
kur të pret një vajzë nure,
kur të thërret dashuria.

Shpirt’ i bardhë i vajzës sate,
erdhi-në qeli të gjeti,
ndaj ajo qeli e vogël,
u bé sa një shtëpi mbreti.

Sytë e tu të pikëlluar,
kanë dhe vend për dashuri,
ndaj gjithnjë të kam menduar,
njëlloj si unë-je njeri.

Qofsh i lirë-si një zog vere,
apo mbyllur në njé hekur,
po nuk pate dashuriné,
frymë merr-po je i vdekur.

Kjo fuqi e dashurisë,
i shëmb muret e qelisë.

10 Tetor 2008

 

Eva me Adamin

Eva me Adamin,
kur iu bënë magji,
qenë vëlla e motër,
ranë në dashuri.

Eh-fati i tyre,
u pre si me drapër,
kur Evës i foli,
në vesh ai gjarpër.

Ky-mëkati i parë,
ishte -padyshim,
e-që atëherë,
s’ka e s’ka mbarim.

I miri-i ligu,
s’çan kokë asnjëherë,
mëkaton parreshtur,
dhe pse shkon në Ferr.

Po mua më duken,
mundime të kota,
pa këto mëkate,
si do bëhej Bota?!

Eva me Adamin,
gjer këtu arriu,
mëkati i vjetër,
mbeti më i riu.

11 Tetor 2008

Share This Article
3 Comments
  • I madh je o arben cajupi. Me kujton nje poezi te cajupit. Kur eva me adamin ishin ne rere buze detit dhe adamin e zuri gjumi ne peqi te eves-thote cajupi. Nga deti doli djalli dhe eva evleviz koken e adamit me kujdes dhe iken dhe e dredh me djallin. Deri ne ate kohe ata kishin vetem abelin femije. Me djallin – thote cajupi-eva lindi kainin dhe aden. Kaini vret te vellane abelin per xhelozi dhe eva martohet me te vellane kainin. Rraca njerezore rrjedh nga djalli jo nga adami. Prandaj jemi te ligj. Po dhe nga incesti eva me kainin. Prandaj cifutet dhe arapet perseri dhe ne ditet tona martohen me kusherira te para.

  • Me ty arben vertetohet hipoteza e vjeter qe shpirti nuk vdes. Cajupi si diket nuk e kishre mbaruar punen e tij krijuese dhe patriotike dhe ju desh shpirti i tij te hynte ne trupin tend e ta perfundoje ti. Qaj kur te lexoj. Nuk e di pse.

  • mos e vrit kete poezi,
    me ato qe tregon ti
    qe nuk tym pa zjarr
    se ndryshon zjarri i dashurise
    e leri njerezit te meditojne
    dher ate kohe ta kujtojne
    me nje kujtim te lumtur rrojne
    se dashuria eshte si zonje
    eshte zonje si perendia
    po deshe perendine
    njesoj do dhe dashurine
    e jep jeten per dashurine
    por edhe kur ajo nuk puqet e lidhet
    mos e vrit dashurine
    lere te lire dashurine
    dhe kur humbet dashurine
    mbase ke humbur lumturine
    e kujto si perendine
    por mos e vrit dashurine
    cmoje ate per shoqerine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *