1.
Ti i mbyllur je, në tela,
Tela e mure të rënda,
Po as zemra, po as shpirti,
Jo, mor, jo, nuk mbyllen brenda.
Kur një zog vjen në dritare,
Plot me këngë e cicërime,
Nuk pse habitesh fare,
S’është zog, po zemra ime.
2.
Kur zemra rreh si kambana,
Kur “Të dua!” zemra thotë,
Kur përjashta të pret zana,
Me pranga nuk lidhesh dot.
Cili ësht’ sekreti i zemrës,
Që mesazhe jete çon?
Është veç fundi i ëndrrës,
Që si drita fluturon.
3.
Ajo ëndërr, ajo shpresë,
Që sytë t’i mbush me vesë,
Veç ato, në të vërtetë,
Të mbajnë gjallë në jetë.
Treten tela, shemben mure,
Shemben muret dhe qelia,
Kur të pret një vajzë nure,
Kur të thërret dashuria.
4.
Shpirt’ i bardhë i vajzës sate,
Erdhi në qeli, të gjeti,
Ndaj ajo qeli e vogël
U bë sa një shtëpi mbreti.
Syt’ e tu të pikëlluar
Kanë dhe vend për dashuri,
Ndaj gjithnjë të kam menduar,
Njëlloj si unë je njeri.
…
Qofsh i lirë, si një zog vere,
Apo mbyllur me një hekur,
Po nuk pate dashurinë,
Frymë merr, po je i vdekur.
Kjo fuqi e dashurisë,
I shemb muret e qelisë.
10 tetor 2008

Kur shkruan për dashurinë,
Mua më kujton rininë,
Dhe dëgjoj një cicërimë,
Kthej kokën se më vjen mirë,
…………………………………….
Iku koha, ikën vitet,
po dashuria s’më shqitet,
U nisa rrugës së blertë,
Me ngadalë e qetë e qetë,
Dashurinë amanet !
…………………………………
PARODI
Agron Berisha -Vetëm 5 minuta në rajon policie
[Ai]
E bukur simpatike je
Të gjitha ti i ke
Plotësoma dëshirën
vetëm një herë
[Ajo]
Mësuese simpatike jam,
Të gjitha nuk i kam
Çfarë dëshire ke?
E si dreqin më njeh?
[Ai]
Miss të quajnë në shkollë
E dimë edhe ne
Nuk është kompliment,
por gjë e vërtetë
Ty çdo kush të ëndërron
Ty çdo kush të dëshiron
[Ajo]
Kush janë këta adhurues?
E kush dreqin je ti?
Që më dëshiron
E më komplimenton tani
Thuaj pse, më ëndërron?
Ti nga mua, çfarë kërkon?
[Ai]
Vetëm pesë minuta
E jo më shumë
Plotësoma dëshirën
Të jesh me mu
[Ajo]
Qënke i mbaruar
S’duroke shumë
5minuta sapo këndove
Tani mbaje me shkumë
Po ata të tjerët
A janë njësoj si ti?
Pse janë fiksuar me mua?
Ç’është kjo histori?
[Ai]
Miss të quajnë në shkollë
E dimë edhe ne
Nuk është kompliment,
por gjë e vërtetë
Ty çdo kush të ëndërron
Ty çdo kush të dëshiron
[Ajo]
Mos jeni gjë pijanecë?
Apo grup për orgji?
Mos jeni gjë papunë?
A keni familje në shtëpi?
Pse më mbani në gojë?
Ç’është kjo këngë tani?
Ti je goxha burrë me mjekër
Pse bën si delenxhi?
[Ai]
Vetëm pesë minuta
e jo më shumë
plotësoma dëshirën
të jesh me mu
[Ajo]
Qënke i fiksuar
E s’heqke dorë dot
Duhesh denoncuar
Mos t’më ngacmosh më kot!
PARODI- Vetëm për ty o popull
Sa mirë që unë s’jam aspak tru tharë
S’jam militanti që për partinë do hante bar
Mbase më mirë do ishte të isha me LSI-në
E kështu do kisha vilë luksi bashkë me makinë.
Mbase më mirë do ishte të isha me PD-në
Nga humbja në humbje, papunë do më kishin lënë
Më mirë akoma do ishte të isha me SHBA-në
Që po i dole kundër, NonGrata të nxjerrin, të bëjnë hatanë
Por unë e di, kam një detyrim ndaj vendit tim
Nuk ka kthim mbrapa, dielli lind në perëndim
Jo s’mund të jem, as me PS, PD-në as LSI-në
Thjesht njeri i lirë, mendimin tim unë do të kem.
Se partia është motiv, për dështime
Veç për të, ne s’mund të rrojmë
Në 30 vite politikë, kemi plot kujtime
Sa herë vijnë zgjedhjet ne harrojmë!
Votën na e lypin, me premtime
Përherë fjalë bosh, ne ëndërrojmë
Popullin e kanë gënjyer me thërrime
Politikanët pasurinë e shtojnë
Sikur të isha një ditë unë kryegjyqtar
Pasuritë e vjedhura politikanëve t’ua kisha marrë
Le të binin dhe qiejt por të bëhej veç drejtësi
E do shihnim pastaj si do sillej politikani i ri
Ty ty ty, veç për ty,
Ty ty ty, gjithshka o popull për ty.