Artistë të brezave të ndryshëm bëhen së bashku për një ekspozitë me titullin “Fuqia e petaleve” për të sjellë edhe njëherë ndërmend dhe për të kujtuar fuqinë e brishtësisë.
Ksenofon Dilo, Hasan Nallbani, Lumturi Blloshmi, Ilir Pojani, Luan Boriçi, Genc Përmeti sjellin në Galerinë Kalo një atmosferë të krijuar nga lule shumëngjyrëshe dhe dhe petalet e tyre që simbolizojnë dashurinë e pastër.
Lulet janë të pafajshme dhe naive dhe rriten edhe në situata të dominuara nga paqëndrueshmëria politike dhe konflikti.
“Sigurisht është tema, kërkesa e kuratorit , për t’u marrë pikërisht me idenë e deliaktes, por edhe të forcës dhe delikatesës. Ka njëfarë rezonance me situatat e fuqisë së luleve të viteve 60, 70”, tha artisti Genc Mulliqi.
Falë artistëve sytë dhe zemrat tona frymëzohen nga bukuria e luleve, e cila është gjithashtu një armë e fuqishme për të luftuar intrigat, padrejtësinë dhe fenomenet e tjera të ngjashme.
Kjo ekspozitë do të udhëtojë në Vankuver, më 23 prill, në ekspozitën e artit ndërkombëtar aty.
e.t./dita
