Po bëhet një gurgulé e madhe lidhur me furgonat që përdoren si mjet për transportimin e udhëtarëve në Shqipëri qysh prej vitit 1998. Dhe kjo gurgulé zuri fill në një konferencë për shtypin të ministrit të Punëve të Brendshme, Tahirit dhe ministrit të Transporteve, Haxhinasto, kur këta njoftuan një paketë masash që synon të minimizojë numrin e aksidenteve rrugore, që janë shndërruar në një problem kohët e fundit. “Do ta ndalojmë këtë lloji transporti”, thanë ata. Dhe po e fillojnë duke ndaluar furgonat që nuk kanë licencë për të bërë atë që bëjnë.
Po e filloj me një saktësim leksikor. Do duhej të quheshin minibusë apo mikrobusë, por në fakt nuk janë të tillë. Mikrobusët e minibusët janë të të njëjtave përmasa, por kanë dritare e xhama. Janë shkurt autobusë të vegjël. Ndërsa mjetet tona janë krejt tjetër gjë, me dritare të vogla, me ndenjëse të sajuara, ndonjëherë me dritare të sajuara, e ndonjëherë tjetër fare pa dritare. E prandaj, i quajmë me atë emër që realisht kanë: furgon. Termin ‘furgon’ ne e kemi marrë nga italishtja ‘furgone’, që nga ana e vet është marrë nga frëngjishtja ‘fourgon’, e që do të thotë ‘kamion i vogël që shërben për transportimin e mallrave e të materialeve të ndryshme; e në rrethana të caktuara, për transportimin e të burgosurve’. Dhe ky përkufizim nuk e lë problemin të mbetet leksikor. Është vetë përkufizimi që na çon tek një problem i një natyre tjetër. Furgonat pra janë fyerje për secilin prej udhëtarëve.
Por ky problem leksikor, apo gjoja leksikor, nuk është afërmendsh gjëja më e rëndësishme në këtë debat. Prandaj kthehemi te thelbi i problemit. Masa në fjalë është marrë për të parandaluar e reduktuar aksidentet. Kështu thotë ministri i Punëve të Brendshme. Nuk besohet se ka ndonjë studim që e bën të qartë situatën në këtë mes. Nuk dimë pra se ku e kanë burimin këto aksidente të fundit, se sa aksidente kanë patur të përfshirë dhe mjete të tilla, se sa aksidente kanë ardhur prej furgonave, etj, etj. Thuhet vetëm që furgonat provokojnë aksidente, dhe kaq, gjë që në fakt, edhe pse nuk është e provueshme, është e besueshme. Të paktën, perceptimi ky është, teksa shohim mënyrën se si furgonat ecin, teksa shohim se si ndalojnë në rrugë, ku t’ua ketë ënda, për të lëshuar e për të marrë udhëtarë, se si parakalojnë, se si nuk kanë targa që do mund t’i veçonin prej makinave të tjera private, se si grahen prej njerëzish që nuk rrezatojnë ndonjë kompetencë, etj, etj. Gjasat janë pra që ky pretendim të qëndrojë, s’ka gjë se nuk është i provuar. Të paktën, neve nuk na është thënë që është i provuar.
Furgonat duhen ndaluar, megjithatë. Ato nuk janë makina për këtë punë, dhe kjo është arsyeja që nuk para të sheh syri në vendet normale transport udhëtarësh me furgona. Ndonjëri mund të thotë se jashtë është i zgjidhur problemi i transportit të udhëtarëve me trena e me autobuzë. Mirëpo duhet thënë se edhe këtu është i zgjidhur; në mos i zgjidhur, me siguri i zgjidhshëm; jo me trena (do na duhet kohë të rekuperojmë transportin e udhëtarëve me trena), por me autobusë. Transporti me autobusë ekziston tanimë, s’ka gjë se është i rivalizuar, apo i eklipsuar, apo i lënë pas dore, prej furgonave. Janë pesë-gjashtë mijë mijë furgona me 8+1 ndenjëse që vijnë vërdallë rrugëve të Shqipërisë. Dhe vetëm tre mijë janë me licencë. Të tjerët e bëjnë këtë punë në të zezë.
Një ‘stop’ i menjëhershëm i këtij aktiviteti nuk do të ishte i këshillueshëm për më shumë se një arsye. Gjashtë mijë furgona don të thotë gjashtë mijë vetë që ushqehen me këtë punë e që mbajnë familjet. Nga ana tjetër, gjashtë mijë furgona, kur janë në lëvizje, mbajnë gjallë një treg a një aktivitet ekonomik të caktuar, ku përfshihen fatorino, servise makinash, dyqane gomash, etj, etj. Si i bëhet? S’do ish keq që ky aksion të fillonte si një aksion në mbrojtje të ligjit; s’do ish keq pra që fillimisht të synohej disiplinimi i këtij aktiviteti. Me fjalë të tjera, t’u kërkohej të gjithë të zotërve të furgonave që të kishin një dokumentacion, që do provonte gjendjen e mirë të mjetit, aftësitë e qartë të shoferëve për të bërë këtë punë, dhe në fund që do të provonte se mjete të tilla janë të përshtatshme e të prera për të bërë një punë të tillë. Një furgon, fjala vjen, në të cilin të zihet fryma nga mungesa e hapësirës e nga dritaret e vogla nuk mund të lejohet të bëjë transport udhëtarësh. Udhëtarët nuk janë derra.
Së dyti, të fillohet duke ndaluar ata që nuk kanë licencë për ta ushtruar këtë aktivitet, ata që janë me targa jo të verdha, ata që marrin udhëtarë edhe në kthim (ka një ligj që e ndalon këtë gjë), dhe më pas, furgonave që mbeten t’u kërkohet të luajnë rolin e taksive. E të hiqen të gjitha stacionet e furgonave nga qytetet. Furgonat, në ndryshim nga taksitë tradicionale (autoveturat), nuk kanë nevojë për vendqëndrime në qendër të qytetit. Presupozohet që nevoja për furgona me 8+1 ndenjëse është e rrallë e sporadike, dhe prandaj furgonat nuk ka nevojë të jenë në vende të dukshme 24 orë non stop. Përkundrazi, ato mund të parkohen pranë shtëpisë së të zotërve, dhe në momente nevoje vihen në lëvizje për të bërë taksinë. Dhe të bësh taksinë don të thotë që të ofrosh shërbime në këmbim të çmimeve më të larta. Qysh prej vitit 1998 kemi jetuar në një situatë absurde, ku këto mjete që kanë lindur për të ofruar një shërbim të shpejtë në momentin e një nevoje konkrete emergjente, rrjedhimisht një shërbim të shtrenjtë, kanë patur çmime më të ulta se sa çmimet e autobuzëve. Kjo ka ndodhur, ngaqë furgonat janë shtuar si mizat e dheut, e në këto rrethana, njerëzit e papunë i kanë dhënë dum hallit të tyre prej të papuni për të blerë një furgon, për ta rregulluar pak muhabetin me kreun e bashkisë a të komunës, për të marrë një licencë e për të ofruar transportin me çmim të ulët (por dhe me kokë në torbë); ose për të rregulluar pak telat me policët e për të ushtruar të njëjtën veprimtari pa licencë.
Praktikat e precedentët kanë provuar se udhëtimi me autobuzë është, për të gjithë ata që nuk ndodhen në rrethana emergjence, më i sigurtë, më decent, më i lirë, më i kontrollueshëm, më i disiplinueshëm, e për rrjedhojë më i kërkuari. Autobuzët janë me hapësira të bollshme, janë plot dritë, i kanë ndenjëset në atë distancë nga sho-shoqja sa të garantohet respektimi i një minimumi ‘privacy-je’ edhe gjatë udhëtimit. Përveç kësaj, autobusët nisen në një orar të caktuar, kanë një fatorino, ndalojnë vetëm nëpër stacione, udhëtarëve u kërkohen bileta, e kanë plot elementë të tjerë që e bëjnë udhëtimin me to normal; gjë që nuk ndodh me furgonat; të udhëtosh me këta të fundit të duket sikur i je futur një aventure të rrezikshme, e në ndonjë rast sikur je duke bërë udhëtimin e fundit të jetës tënde. E prandaj, duhet promovuar, inkurajuar e stimuluar shërbimi me autobuzë.
Dy ministrat, por edhe kryeministri, do bënin mirë të mos tërhiqeshin përpara presionit të disa qindra vetëve; e aq më pak, përpara presionit të atyre që këta qindra vetë i shiohin si mish për topa mitingjesh.
Verejtje e drejte ne raport me mos-mbylljen direkt te ketij aktiviteti.
Nese nje grup i tille prej 000 vetesh do ish i perqendruar ne njr zone te vetme (thuaj nje fabrike) kjo do shkaktonte plage te medha sociale dhe do e fundoste zonen per nje gjenerate.
Ketu hyn shteti, i cili duhet e marre persiper dicka nga kostoja:
Prioritet ne kontroll teknik e riparime.
Kurse per perdorim rruge r aksidente ( shoferi i furgonit nuk eshte si cdo shoferprivat)
Shpjetesia e tolerancr zero ndaj alkolit.
Qeveria duhet te jete pak e matur me Aksionet… nuk mund te besh dicka pa dhene nje alternative tjeter a rregulluar procedurat qe qytetaret te kerkojne te drejten e tyre.
Licenca…por pa shume bureokraci.
Ligji eshte ligj,ne se nuk do te ishte i nevojshem,nuk do te miratohej nje i tille ,por eshte pare i nevojshem per te rregulluar interesat e shumices ,sepse ligji ne fakt ato mbron ,prandaj dhe eshte bere .Ne se nuk rregullohen problemet me ligje e rregulla do te mbizoteronte anarkia ,dhe kur ka anarki ,drejtesia ka mbaruar “ligjin”,”rregullin” e ben dhe e vendos me i forti .Pasojat i rendojne tjeter kujt ,te dobetit,te pa mbrojturit ,prandaj edhe ka aksidente (kjo as qe duhet te vihet ne dyshim ,sepse edhe zinxhiri i kerkesave per te arritur deri tek drejtuesi i nje furgoni ,qe nga kurset per patente ,niveli pergatitjes se personave qe paisen me nje te tille eshte teper modest ne krahasim me nje drejtues te thjeshte autoveture ,prandaj edhe shume police e benin si punesim te dyte ,po keshtu mesuesat ,agronomet e te tjere ).Ne kete rast eshte pikerisht keshtu.A duhet te vijojme te kerkojme te presim edhe pak ,sa te ngopen ata qe kane oreksin e madh ,krahun e forte,mikun apo bakshishin ne dore Nuk duhet harruar se ne kete fushe jane edhe nje numur po aq i madh autoveturash qe punojne si edhe furgonat pa license ,te cilet perbejne po aq problem sa edhe furgonat ,prandaj edhe sanksionet ligjore duhet te rregullohen te tilla qe te perfshijne gjithçka qe demton .Nuk behet keshtu drejtesi ,zgjidhja e drejtuesve te qeverise nuk duhet te influencohet nga keto pretendime ata jane aty per te mbrojtur dhe drejtuar punet qe rregullojne interesat e shumices ne popull, prandaj edhe i thone shumice asaj qe vendos per ligje dhe perfaqesohet me njerezit e saj ne qeverisjen e nje vendi.Keto jane elementare per t’u kuptuar nga kushdo qe nuk influencohet nga interesa meskine .
Fjalia ”licencat” qe me doli ne fund, eshte ”gabim shpejtesie” duke postuar ne tel. mob., me humbi : ) dhe kur shtypa Postim … pashe qe kish dale ne fund. Duhet te ishte poshte – Prioritetet…etj. ne ate forme kutimi del ”sikur” licencat te jepen shpejt … por eshte e qarte me siper me “kurse, tolernace zero etj.”
—
Jam Shume dakort me postimin tuaj, per Ligjin, Rregullat dhe Procedurat e sakta. Por z. Nano ka bere nje konstatim shume me vend, kundrejt ”stopimit te menjehershem” une vec se pranova dhe i bera eko.
“‘Quantity has a quality all its own.” eshte nje shprehje qe perdoret rendom.
Ne 6.000 furgona, nuk kemi me Furgona por nje Problem Social Kombetar. Ku direkt preken 30.000-40.000 persona nga familja e afert, (prinder te moshuar/ gra/femije) e dikush ne keto postime tha: Biznesi i Vogel do ndikohet po ashtu.
Ta mendojme me gjate i bie qe 1) Koha- e shpejte 2) Cmimi-me i ulet 3) Trasportimi (nuk besoj se Autobuzi do i lejonte te ngarkojne domate/molle/miell e vaj) etj, i bejne furgonat te pa-konkurrueshem deri tani.
***
Ne probleme te tilla ”terapia e shokut” e ben problemin dhe me keq, dicka qe ka formen e rratheve koncentrike nuk parandalohet pse ”mbyll” rrethin e pare.
Nese do njiheshim me gjate (e miqesisht) do percillja nje mendim personal ( te krijuar per vite me rradhe, e jo sot) z. Nano eshte nje nga gazetaret me te mprehte qe keni e me analiza teper te sakta; dhe kur si hyn thelle problemin e ve re. Dhe kur ka Ton, thelbit nuk i shmanget.
Pra ne 6.000 furgona/ 40.000 persona, e thuaj 10-20.000 biznese te vogla ne Republike; me mekanike, karburante, goma, pjese kembimi, + klientet e tyre ne dyqane (qe paguajne me cime/ kohe etj) shkojme tek dicka me teper. Tashme preket 10-15% e Shoqerise, ne forma direkte a dytesore.
—
Ligji duhet te veproje – por sic thame ne postin 1- duhet dhe alternativat para se te ”ekzekutosh” nje praktike te tille. Sigurisht do ulen aksidentet (gje e mire kjo) por jo ne kurriz te plageve sociale.
Nese ne statistika te Policise del se 20% e krimeve kryhen nga Durrsaket, ne shtojme ” stop and search” dhe i markojme, krimi do bjere. Por nuk eshte praktike, se 1) behet ”gjuajtje ne grup”, quaje etnik, orgjine, fe, profesion etj, i.e diskriminim. 2) se 1-ne-5 Durrsake ka tendenca kriminale, nuk mund qe 4/5-ve tu shkatojme probleme.
Ligj eshte dhe ”Ligji Marcial”, me nje shtet-rrethim e krimi detyrimisht do bjere ne te gjithe Republiken por ”pagesa” e bere nga qytetaret e pafajshem nuk e justifikon kete veprim. Shembuj ekstreme sigurisht por qe tregojne se nuk behet kurre nje pune e mire ne detriment te 10-te te tjerave te pa menduara.
Standartet, ndryshimet, kerkesat, gjithmone arrihen me sa me pak dhimbje te jete e mundur; i.e. graduale. Pajtohem me postimi tuaj qe Ligji do zbatuar, dhe kete e kemi lene shume vone.
—
Per ta mbyllur me shkurt, me fjalet e gazetarit:
” Një ‘stop’ i menjëhershëm i këtij aktiviteti nuk do të ishte i këshillueshëm për më shumë se një arsye.” [M.N]
Nese nuk do ishin prishur kioskat Brenda nje jave, do kishim edhe sot hale ne mes parkut Rinia dhe ne Lane, prandaj bejne mire qe iheqin pernjehete se ketu punet e mira behen vetem me aksion. Po U zvarriten I ndryshon mendja qeverise
Pse kaq diskutime. E mbaruan emisionin emergjent dhe nuk duhen lejuar me gjate.Buken e gojes t,a sigurojne si gjithe te tjeret, mundet te blejne autobuze komod e keshtu me radhe.Pas fugoneve dhe jo shume vone ne kohe, duhen hequr tregjet,sepse,jane jashte kohe.Tanime, ka lokale shitje bashkohore.Nuk duhet lejuar qe. Bulmeti p sh te shitet ne baraka e tezga.Te gjithe e dime.Edhe per kete diskutohet buka e gojes qe sigurojne shitsit.Dhe a doni nje shembell, se, ne nje treg qyteti nga rreh 400 tezga prezente, 380 jane te zena, pra aty shesin fshatare te zonave, edhe te qyteteve per rreth…..dhe nuk jane banire te atij qyteti.
nje aksion shume i matur i qeverise Furgonat ne 78% te rasteve jane burim aksidenti sepse qendrojne ku mundin pa dhene me pare sinjalin e qendrimit Shpesh here udhetojne me dyer hapur nga e nxehta Shume here ne linjat e shkurtera dmth Pogradec-Korce ka edhe mbingarkese te udhetareve dmth ne 8 vende jane ulur [natyrisht duke u sforcuar] 10-12 udhetare
Nuk jam dakort as me autorin e këtij shkrimi as me komentuesit.
Në rast se furgonat (mikrobuzat) i plotësojnë kushtet minimale për transport të qytetarëve (duhen përcakturar më parë këto kushte minimale); siguria teknike e mjetit; siguria e drejtuesit të këtij mjeti (duhet pikë e veçantë në patentë: “DREJTUES MIKROBUZI PËR TRANSPORT PASAGJERËSH” sepse ka të bëjë me jetë njerëzish); kontroll i rreptë i vënd ndalesave të këtyre mikrobuzëve ( me gjoba dhe sanksione të rënda kur drejtuesi i mikrobuzit shkel rregullat e vendosura); si edhe Liçensimi i aktivitetit, atehere këto mjete duhet të vazhdojnë të ndihmojnë komunitetin në transport dhe të luajnë edhe rrolin e luftës së monopolit.
Zoti Nano ! Po… pse, tani e gjeti Qeverria të ndalojë “Furgonat”? A i ka shkuar ndërmënd ndonjërit në Qeveri se … Furgonat mund të shërbejnë si GREVËTHYES në rastin e grevave “të grupeve të interesit – Autobuz”. Apo mos ndoshta “kjo është lojë” që të arrihet në përfundimin që ” vetë populli po çirret: Amani “ere”, amani; rriteni çmimin e biletës se u meruam duke ecur në këmbë nga kinostudjoja deri në kombinat prej kësaj greve të mallkuar.
Jan turpi transportit dihet ajo por me turp jane rrogat 30 mij lekshe qe konsumojne ate treg.
Mesohuni dhe ju analeshet ti diskutoni me me rrenje gjerat jo se kam un nje benz avangarde e dikush audi q7 ti shohim me dylbi gjerat.
Problemi furgona eshte bere shume i mprehte, por duhet matur e pastaj prere,- thote populli.
Jemi mijera veprimtare private ne gjithe vendin qe me keta furgona relizojme shperndarjen dhe furnizimet nga Tirana ne kohe te shpejte, drejtperdrejte nga furnitori tek dyqani dhe me kosto te arsyeshme. Ka dy dite qe nuk po mund te punojme. Si i behet?
Furgonat duhen ndaluar njehere e pergjithmone.Jane burim pislleku dhe gazi co2,jane tejet te amortizuar,dhe drejtuesit e tyre nuk kane pike profesionalizmi.Shoferte e furgonave te Elbasanit jane bere te padurueshem,vendosen cmim monopol te udhetimit Elbasan-Tirane prej 3000 leke,ndersa autobuzi sherben me gjysem cmimi.Bashkia duhet ti largoje fare nga qendra qytetit se kane pushtuar hapesirat e qytetareve dhe ti degdisi andej nga parku mallrave.Atje le ta vazhdojne greven e urise.Policia Tiranes nuk duhet ti lejoje furgonat e Elbasanit te hyjne ne kryeqytet!
Furgonat na qekan turpi i transportit, po ato:
E korigjon shenjestren kur do ky rrufjan Muçi…
po 100000 vetet qe mbeten pa pune o Muc ku do hane, apo do vine ne parajsen Corovode, mbete duke lepire bythe o njeri, me keq se Mero dhe Stefani
SHKRIMI JUAJ Z.MUSTAFA ESHTE DERI DIKU I MIRE ,JU PERCAKTONI ANEN POZITIVE POR DHE TE KEQIJAT QE NE ME TE SHUMTEN JANE ME SHUME.LEVIZJA ME AUTOBUSE APPO MINIBUS TEN NE SIDOMOS PER PERIUDHEN VJESHTE E DYTE DIMER LEVIZJET JANE SHUME TE PAKTA DHE NJE AUTOBUS (PO MARRE MMINI BUS ME 18 VENDE) NUK MBUSHEN ,MADJE LEVIZIN ME GJYSEM KAPACITETI,JO ME AUTOBUS 40 VENDESH.PRA LEVERDIA E PRONARIT DETYRON ATE TE MOS KETE DISIPLINE NISJE E SHUME PASOJA TE TJERA ,KAQ ESHTE SHQIPRIA.ORNUK NA LEJOHET MUNGESA E KONTROLLIT RRUGOR NDAJ MINIBUSVE TE DESTINUAR PER TRANSPORT NJERZISH,E MOS LEJIM TE LEVIZIN ATO QE SI PLOTESOJNE KERKESAT,A KA BOTA MINIBUSE 8+1 ME U MBYTE NE TO SE JANE ME NIKOQIRE SE NE.NDERSA KONTROLLI TEK ATA ESHTE SHUME RIGOROZ DHE NUK TUNDOHEN NGA 200 LEKSHAT
BARDHYL
Shteti duhet te japi alternative por kjo esht nje pune e paligjshme ne te shumten e rasteve dhe qe esht produkt trazicioni jo Transport publik apo punesim i kohes dhe me prespektive.
Keta fugona “peshkaqen” sic edhe e kane emrin ne rruge jan blere jo me shume se 5 mije € se keta edhe te rinj nuk kushtojne.
Gjate kesaj kohe keto 5 mije € u kane sjelle pronareve te tyre te ardhura si dhe transport personal…duke transportuar vajzat,nenat dhe femijet tane si sharqinj dhe sardele.Pra le ta leme me KAQ!!!
Nuk ja kundra konkurences se autobuzeve dhe “minibuzeve” por Jo me keta fugone qe jane tani!
Shteti duhet te veri disa rregulla dh standarte per keta minibuze.
Te mos perdoren per rruge te gjata.
Te mos jene me shume se dy vende bashke.
Te kene kondicionere me ftohje dhe ngrohje.
Te kene mbajtese per te qendruar dhe ne kembe.(kjo duhet te jet dhe per autobuzet)
Gjeja me antinjerezore qe kane keta fugone esht pozicjoni i vendosjes se sediljeve dhe menyra e hyrjes dhe daljes.
Sedilje jane rresht nga tre dhe po u ule esht e pamundur te levizesh me! Vetem ne qofte se do zbresesh po dhe ne kete rast duhet te zbresin dhe njerezit qe ke perpara.
Mendoje qe nje vajze e re apo nje grua te ket ne krah nje hallexhi qe vjen era lope ose djerse apo nje qe te veshtron si manjak se pamundesia qe ti ke per te levizur i jep guxim te jet pak pirivil.
Qe te hysh dhe te zbesesh duhet ta mbash kurrizin dhe koken perkulur.Shkalle nuk ka dhe tapiceria esht metal pa plastike kunder rreshkitjes.
Keta lloj fugonesh mund te perdoren per punetore qe njifen me njeri-tjetrin dhe ven ne nje fabrike ose ambjet zyrash apo dicka tjeter…Por jo per transport publik.
Por sidoqofte keta minibuze me keto standarte kushtojne 25 mije € deri 50 mije € dhe per ne shqipot esht e papranueshme te shpenzohet kjo shume per nje biznes te paster se ne duam te nxjerrim dhjam nga pleshti…lol.
ilir nuk mbeten 100000njerez pa pune se te dhenat jane 2100 furgona me license TI JE PER PROFESOR ARITMETIKE Apo furgoni do 50 shofere ?
Ky aksion i policise, kerkon te disiplinojne transportin urban.
Furgonat jane rasti me flagrant, per prishjen e rregullit ne transportin urban.
Gjithashtu shume shofere furgonash te palicensuar, jane rregjistruar ne zyrat e shtetit edhe si te papune dhe qe perfitojne perkujdeje sociale me pa te drejte.
Para 15 vjetesh, isha i papune dhe mendova te punoj si shofer taksi, patenten e kam deri ne 15 ton, qe me jepte te drejten, per te punuar ne sherbimin taxi, por gjithashtu isha i detyruar te vazhdoj nje kurs per taksist, qe me mori kohe me shume se me marrjen e patentes, plot 4 muaj dhe nje pagese te mire, per xhepat e mi te zbrazur ne ate kohe.
E para, asnje shofer qe ka nje patente deri ne 3 ton, ska te drejte te punoje taksist e dyta edhe ata qe e plotesojne kete kusht, duhet te licensohen dhe shteti te beje gati nje ligj, per nje kurs te detyrueshem, per shoferet taksi.
E treta, shoferi privat taksi, duhet kete ta tregoje edhe tek sigurimi i makines, ku taksia, ne rast aksidenti me ane te sigurimit te ligjshem te paguar, te zhdemtoje te gjithe te aksidentuarit, si ne sherbimin shendetesor edhe ne rast vdekje.
Edhe ne rastin kur vdes shoferi dhe ka udhetare te aksidentuar, sigurimi i asaj taksie, duhet ti zhdemtoje nje per nje te gjithe udhetaret, qofte edhe per stresin qe kaluan. Se ne shume raste, sigurimet gezohen kur vdes shoferi, se nuk paguajne asnje demshperblim.
Ne kerkojme te na pranojne ne BE, por kjo BE-ja, ka ca rregulla qe ne duhet ti zbatojme.
“Transporti me autobusë ekziston tanimë, s’ka gjë se është i rivalizuar, apo i eklipsuar, apo i lënë pas dore” . Transporti me autobuze ekziston vetem si emer, ka dy tre autobuza ne dite qe lidhin Tiranen me qytetet e medha, zakonisht ke nje ne mengjes heret e ndnj ne dreke, pervec kesaj dhe autobuzat ndalojne cdo kilometer per te marre ndnj pasagjer , dhe mesatarisht shpejtesia e autobuzave eshte rreth 30 km/ore dhe cmimi i biletes se autobuzave eshte realisht me i ulet se furgonat, dhe keshtu ka qene gjithmone, (eshte mire qe dhe ju gazetaret te provoni eksperiencat me autobuz e furgona per te pasur dy informata me shume). Eshte e thjeshte te shkruash dy rreshta se sherbimi i atobuzit eshte me cilesor etj, por ky sherbimi ne ato vendet e BE qe ne aspirojme(pervec faktit qe perdoren trenat per linjat e gjata), quhet transport publik qe do te thote “garantohet nga Shteti” dhe per kete ka vendqendrime te autobuzave, orare te percaktuara dhe te miratuare nga organet e Qarkut apo Rajonit apo ndnj enti shteteror pergjegjes, garantohen udhetimet ne te gjitha oret e dites(dhe kur nuk ka pasagjere), zakonisht linjat nderqytetase psh Korce-Tirane, kane ndalesa vetem ne qytetet e medha(psh Pogradec,Librazhd , Tirane). Zakonisht keto linja nuk jane nje “pronar” nje autobuz por shoqeri transporti. Kjo ndodh ne vendet e BE, dhe jo vetem. Kontrolli i sigurise se furgonave eshte shume i drejte, por neqofte se duhet te eliminohen furgonat do te behet me ndryshimin e legjislacionit ne fushen e transportit interurban. Edhe dicka qe shume prej jush nuk e con mendjen fare: 98% e transportit nga qytetet neper fshatra kryhet me Furgona(dhe pjesa me e madhe jane te palicensuar), nuk ekzistojne autobuzat per faktin e numrit me te ulet te udhetareve dhe per rruget cope cope . Ky eshte diskutimi real i transportit publik dhe jo furgonat duhet te kthehen bosh a plot , duhet te rrine ne qender apo jo. Furgonat jane taksi 8+1. Taksite licensohen nga qeverisja lokale dhe nuk kane te drejte te hipin pasagjere jashte territorit ku jane licensuar. Kte thote ligji. Ju llogarisni 6000 familje qe “ushqehen”. Kto gjera behen me afate kohore nje kalim nga anarkia e furgonit tek shoqerite e transportit interurban. Po te behet nga sot neser, jo vetem qe kto 3000 familje ngelen pa buke por po te llogarisesh ne mesatare 8 persona per furgone vajtje ardhje (dmth 16 persona per furgon) jane rreth 3000*16=48.000 persona ne dite te cilet nuk kane me mundesi te udhetojne. Trasten me buke me vete e ta bejme rrugen ne kembe.
Shtojce : Dhe dicka tjeter, rreth vitit 2005 General Electric fitoi tenderin rreth 100 milion $ (a €) per ndertimin e linjes se trenave te shpejtesise se larte Tirane – Rinas -Durres . Vertet dukej pak si shtrenjte(megjithese cmimi per km eshte me i uleti ne EU ku mesatarisht llogaritet nga 10 milion/km deri ne 20, ne Shqiperi do te vente tek 3milion/km ne ate kohe). Kj linje do te boshatiste autostraden Tirane Durres nga furgonat dhe nga makinat private qe levizin nga Tirana ne Durres(ka shume persona nga studente e punetore te cilet e bejne vajte ardhje perdite kete rruge), do ulej nr i aksidenteve(pervec anes njerezore cdo aksident shkakton dem ekonomik real per vendin), dhe do te fuste nje ndergjegjesim qytetar per transportin me trena, dhe mbase sot mbas 10 vitesh do fillonte vertet te mendohej per nje investim strategjik ne hekurudhen shqiptare.
sikur ke marre opinionin tim borxh….Analize e mire,duhet nje marreveshje dhe kritere te pershkallezuar qe ne krye te 4-5 vjeteve ky sektor te shkoje tek standarti qe nevojitet.Ne fakt ne italisht i thone pullmino,se pullman i thone autobusit,por edhe ne greqisht pullman i thone,nuk e di kush e ka shpikur i pari.Deri ne 8+1 eshte taksi,madje qe ta dish z.Muçi(se z.Muçi vetem une te drejtohem)nder taksite me luksoze jane Mercedes Viano,qe jane modeli i furgonit Vito per transport pasagjeresh.Jane “furgona” luksoze qe i perdorin edhe kryetare shtetesh ne levizjet joprotokollare.Ne i kemi politiksat”katundare”ne mentalitet,sepse keta duan qe makina te beje me shume skene sesa syfeti i tyre.Por nje”taksi” e te tilla pèrmasave perkthehet me shume harxhim ne karburant,me shume veshtiresi ne rruget e ngushta qytetese e sidomos nuk gjen kollaj 6-7 veta njeheresh,prandaj nuk para perdoren ne per bote,por jo se nuk jane ne rregull me statusin e taksise.Madje,sa pe kulture,dua te theksoj qe ne ca metropole behet nje tender unik nga bashkia dhe fiton vetem nje model qe furnizon metropolin me taksi.Di qe para nje viti ne New York fitoi tenderin nje model Nissan,tip furgoni,Evalia(ose NV200),sepse perdor nje motorr te vogel me nafte dhe harxhon e ndot pak ambjentin.Ka metropole qe favorizojne taksite elektrike,psh ne Milano ka shume Toyota Prius.Une e jap si shembull per kulturen tone te ardhme,se mos merre tym ai ministri i Ambjentit dhe i kepusin ndonje tender,se hahhaahaa,eshte bere leku çakerr,nuk hyn as tek dylbia e pushkes snajpere-Ndersa me duket se ju z.Muçi keni harruar sherbimin interurban.Besoj se e keni mundesine te keni automjetin tuaj privat prej kohesh,mbase te hidheshe nga treni ne Lushnje per te prere bilete per autobuset e atyre tre qyteteve pertej ju duket kujtim i larget,por mua tani mu kujtua ajo kohe, se e kam bere aq here,e kisha ofendim te zbrisja me tren te ndaluar,pastaj ishte lufte me vete per bileta…Autobuset jane katandisur me keq se para 15-20 vjetesh,jane teresisht te amortizuar.Po ti çosh ne kontroll teknik serioz,rrezik nuk kalojne as 10% e tyre.Le qe per arsye te thjeshta nuk e bejne dot me dendur sherbimin.Eshte gjynah qe per 100 km te nisesh ne mengjes e te kthehesh ne darke vone.Mesa kuptoj une,kapitalizmi eshte i eger dhe vendos kjo egersi se kush duhet te fitoje.Lereni konkurrencen e lire,autobusat kunder taksive(“furgonave”),veç te jene te liçensuar.Une i kam perdorur ndonjehere kur vij pa makine ne Shqiperi,te vijne te m,arrin tek dera.Duan ndonje leke me teper,eshte pune per mua qe paguaj.Mesa kam vene re”furgonat”nuk ndalojne neper rrethe te tjera,bejne rruge pa ndalese,sepse mbushen qe ne nisje,ky eshte fleksibiliteti dhe arma e tyre fituese.Me kohe edhe ata do ti nenshtrohen rregullave te mbijeteses,por deri tani kane zgjidhur njehere e mire problemin e levizjes.Kur te behen trenat elektrike do flasim.Gjer atahere do mberrije Tata Nano(jo nalisti,as politiksi,por modeli i konstruktorit Tata)me 1700 dollare;ka te ngjare qe te gjithe shqiptaret te blejne makina dhe zhduket vetvetiu problemi i furgonave.Ciao z.Muçi,hap nje adrese tjeter ne FCB se tek aktualja ke me shume miq sesa te njohur!
Pullman ka fillar si tren i distancave te gjata me kompartamente fjetje (george pullman) me pas me autobuse te tille nder-qytete, ka qene kompani shume e madhe dhe hyri ne fjalorin e perditshem si sinonim i autobuzit; emigrantet me pas e cuan si fjale ne vendet e tyre.
Ne Shkoder ka qene Sata.
Ne angli fshesa quhet Hoover.etj.
Po sikur kishin premtuar qe do hapnin vende te reja pune keta ish komunistet, do mendonin per fukarane , por keta po heqin nga puna dhe ata te shkrete qe e kishin gjetur nje cope “pune”…..do cojne uje ne mullirin e tyre ……..
Ceshtja eshte kjo: Mos valle pas kesaj nisme fshihen interesa per monopolizimin e transportit publik ne nje apo dy duar?
Muc e ka menduar kete, apo ka dale ndonje kusheri yti nga Skrapari qe ka ndermend te marre transportin publik?
SHkurt,qartè,per furgonat per trasporte njerzish ne Qytet apsolutisht JOOOOO…!!!,
mjafojne autobuzat e lijave!!!,bejne vetem rremuje ne trafik..,duhet te bèhemi pak modern apo jo.,i iku koha furgonave,me vjen keq per ata qe punojne pasi ushqejne familjet, mos sot ,
ne nje te ardhme te shkurter do hiqen.
turpi i vertet je ti nano,dhe stefani qe perkrahe dhe zgjodhe ndyresira.tash lepije por populli po e hane.tritol.maska.shkarkime droge,ne hall edhe fqinjet nga ndyresirat e tua.
te lejohet transporti vetem brenda Bashkise se Rrethit me furgonat e licensuar dhe me vit prodhimi qe prej vitit 2000. Pasi ky transport eshte i domosdoshem per qytetaret.