Mbrëmjen e sotme në rrugën e Dajtit në kryeqytet ka ndodhur një aksident automobilistik. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se një mjet furgon “Benz” me targa “AA 743 CS” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet K. D., 58 vjeç, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak.
Deri tani ende nuk dihet sesi furgoni ka dalë nga rruga, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur
punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
