Furgoni përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari

anazapta

Një aksident rrugor i ka marrë sot jetën një 60-vjeçari në Fier.

N. Stamatica ka qenë duke lëvizur me biçikletën e tij në afërsi të kthesës së Patosit, kur është goditur nga një furgon. Si pasojë e përplasjes së fortë, 60-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit me targa FR 6864C, Marius Shehaj. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *