Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtarje është shënuar mëngjesin e të premtes në zonën e njohur si ”Unaza e Re” në kryeqytet.
Një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka qenë duke kaluar rrugën është përplasur nga një furgon. Për pasojë kalimtarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku dhe ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Efektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndaluan drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit. / TCH