Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar plagosjen e 6 personave paraditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pllane, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Fiat, i cili drejtohej nga Dedë Frroku, me një furgon pasagjerësh kanë mbetur të plagosur 5 prej këtyre të fundit bashkë me shoferin.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, është plagosur shoferi i furgonit, Kolë Nikolli, si dhe 5 pasagjerë që udhëtonin në mjetin e tij. Mësohet se një prej të plagosurve është grua dhe ndodhet në gjendje të rëndë.