“Furious 7”, së shpejti në kinema

Bledar Lumani

“Furious 7” më në fund është gati për të dalë në kinema.

Filmi pritet që të jepet për herë të parë më 3 prill në kinematë e SHBA-së dhe Britanisë.

Aktorëve Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Michelle Rodriguez në këtë seri iu është bashkuar edhe aktori i famshëm Jason Statham.

Ky film do të shënojë paraqitjen e fundit të aktorit Paul Walker në rolin e Brian O’Conner, pas vdekjes tragjike që pësoi në aksidentin me veturë vitin e kaluar.

Në film marrin pjesë edhe personazhe të rinj si Iggy Azalea, Kurt Rusell, Djimon Hounsou dhe Nathalie Emmanuel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *