Furnizoheshin me drogë në Shqipëri, grekët arrestohen në Janinë

Elton Tafaruci

250 kg drogë u kapën në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në fshatin Dhespotiko në Janinë. Në prangat e policisë ranë dy grekë që ishin furnizuar me kanabis në kufirin e gjelbër.

Policia greke i ka ndjekur me dyshimet se ishin trafikantë droge dhe nuk gaboi. Në mjet u gjetën 104 pako me kanabis. Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar dy transportuesit grekë 37 dhe 61 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *