Furtuna në Vlorë shkakton viktimën e parë, vdes kalimtari

Ornela

Moti i keq po rrezikon seriozisht jetën e banorëve. Një vetratë prej xhami është thyer ditën e sotme ne qytetin e Vlorës duke zënë poshtë një burrë.

Ramadan Kaçi, 67 vjeç është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por viktima ka ndërruar jetë në spital.

Policia i’u bën thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *