Furtuna rrëzon një pemë te Shkolla e Bashkuar

Dita

Kryeqyteti është përfshirë për pak momente pasditen e së hënës nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje shiu.

Edhe pse zgjati pak çaste era e fortë nuk ka kaluar pa pasoja në Tiranë. Pluhur i madh është ngritur me shpejtësi, ndërsa një pemë është rrëzuar te Shkolla e Bashkuar duke bllokuar për disa momente edhe trafikun.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona duke kaluar në ato momente. Më pas, pema larguar nga rruga dhe gjithçka i është rikthyer normalitetit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *