Nëntë kontrollorë dhe 6 ndihmës specialistë janë shkarkuar në komisariatin e Policisë së aeroportit ndërkombetar të Rinasit.
Largimet janë motivuar zyrtarisht për shkak të performancës së dobët në punë.
Të gjitha shkarkimet janë bërë me urdhër të Aida Hajnajt, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.
Ndërsa burime për Report Tv pohuan se pritet të tjera largime nga komisariati i policisë së Rinasit.
Largimet nga detyra të punonjësve vijnë pak ditë pas lirimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në vendin e tij është komanduar Rebani Jaupi, cili pritet që të bëjë disa lëvizje.

Nese Lindita Kateshi nuk eshte nje nga te shkarkuarit duhet te jete e para qe duhet shkarkuar ne mundesine me te pare
Po ndonje nga keta nuk eshte arrestuar?