TIRANË, KORÇË, DIVJAKË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke u shpalosur fermerëve programin e PD-së për bujqësinë.
Një nga premtimet që ka bërë më shumë përshtypje, mësojnë Gojët e Liga, është zgjidhja përfundimtare e problemit të votave që historikisht mbeten të pashitura.
Në një takim me fermerë të fushës së Korçës, Basha deklaroi se qeveria e re do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.
“Ja më thoni: Ju punoni gjithë vitin, dhe në fund votat ju mbeten stok nëpër magazina e depo. Sa e sa herë i keni hedhur ato në lumë, apo i keni varrosur? Kjo do të marrë fund,” deklaroi Basha.
Sipas tij, në programin e qeverisë së re është stimulimi i një strukture kapilare të mbledhjes, magazinimit dhe ruajtjes së agro-votës.
“Qeveria Rama e ka mendjen të mbrojë grosistët që importojnë vota nga jashtë, ndërsa ju, votuesit e vegjël dhe të mesëm, mbeteni në pikë të hallit,” tha kreu i PD-së.
Edhe në Divjakë, Basha u qau hallin fermerëve të zonës.
“Dihet botërisht se farat e votës shqiptare janë bio, të shijshme dhe të kërkuara në gjithë rajonin, sepse janë vota mesdhetare. Por çfarë bën kjo qeveri? Ju nxjerr pengesa nga më të ndryshmet, që nga taksat e deri tek nafta. Dihet se kostoja e votës varet shumë nga çmimi i naftës. Kjo do të marrë fund me qeverinë time,” deklaroi kreu demokrat.
Basha gjithashtu lavdëroi votën e famshme me provë të Divjakës, produkt i cili eksportohet me shumicë, pavarësisht indiferencës qeveritare.
“Partia Demokratike do të bëjë që vota e Divjakës të shkojë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në vendet skandinave. Fenomenin e votës stok që kalbet nëpër magazina, harrojeni,” tha kandidati për kryeministër.
Në vijim, ai ritheksoi premtimin e PD-së për rreth 100 milionë euro në vit ndihmë për fermerët. “Jo vetëm kaq, por qeveria ime do t’ju asistojë vazhdimisht, do t’u informojë se cilat vota janë më të përshtatshme për rajone të caktuara, cilat lloje kërkohen më shumë nga tregu etj”, tha Basha.
Ai u kërkoi fermerëve që për të rritur cilësinë dhe ulur çmimin, të bashkohen dhe të krijojnë këpërata bujqësore.
“Ja për shembull, ju prodhoni vota të vogla familjare. Por ama, në qoftë se mblidheni kështu fshatçe dhe bashkoni votat për mua, atëherë suksesi do të jetë i sigurtë,” përfundoi Lulzim Basha.
——
Shënim / Gojët e Liga është rubrikë agro-satirike

Kto votat stoqe pse nuk hap nje fambrike agro perpunimi luli, to beje komposto
E kan ca thesin fare kesaj rradhe, e dine qe eshte per jete a vdekje! Premtimi i rradhes: NASA & Elon Musk do hape nje pike per leshimin e rraketave ne Cepan!
Fshatarët të zgjedhin, ka dy alternativa, një,ndërtimi i aerodromeve në fshat që prodhojnë bukë pa mbjell grurë dhe të ndërtojnë bujtina ku do dynden turistët dhe një që fshatarit i hiqet taksa e tokës , ti ulet çmimi i energjisë elektrike dhe çmimi i karburantit …. etj. Fshatari është i mënçëm vetë dhe do të zgjedh midis njërit, shokut Edi që ka premtuar dy herë dhe ka gënjyer paturpësisht po dy herë dhe tjetrit Lulkës që po premton për herë të parë si kryeministër pretendues por nuk është provuar në se do të gënjej. Kush është më i besushëm i pari apo i dyti që telendiset nga “goja e lig” e Ditës?
Luleshko nuk eshte provuar? Eshte sterprovuar thuaj. Leter higjenike e kartelit te viçidolit. Fle gjume ne zyre, firmos ‘projektet’ e shkerdhenit, jep leje ndertime, paret tek kunati. Asedhe nje gje me shume.
Pa permendur ketu me seriozen: firmosjen e faljes se tokave shqiptare jevgjiterve orientalë.