Rama para katër vjetësh,
ndizte vendin kundër Salës,
por tani nëpër mitingje,
i mungon zjarri i fjalës!
Në Dymijë e Trembëdhjetën,
ndezur i mbante gjithë flakët,
ësht’ fushata e tanishme,
e përgjumur dhe e vakët!
Nuk e di se çfarë problemesh,
ka me veten kryetari,
po sivjet-dallohet qartë,
që s’është më ai i pari!
Pas marrëveshjes famëkeqe,
nuk e dimë se ç’i ka ndodhur,
po është në kohë të keqe,
edhe duket shumë i lodhur!
Në Dymijë e Trembëdhjetën,
fliste edhe ndizte dete,
e tani nëpër takime,
më së shumti flet me vete!
Mbas marrëveshjes me Lulashin,
që bëri bujë të madhe,
tani nuk ja përmend më,
gjithë karrierën kriminale!
Tani nuk e përmend fare,
si qëmoti vajmedetin,
t’i thotë që je për burg,
dhe jo për të marrë pushtetin!
Mbas marrëveshjes famëkeqe,
duket u harrua fare,
se Luli ka bërë vrasje,
dhe tradhti kombëtare!
Po flet si me pishmanllëk,
as i zgjuar-as në gjumë,
thotë-Lulin mos e votoni,
se s’e bën dot këtë punë!
Fushata e socialistëve,
duket qartë që çalon,
kaq e mekur-kaq e vakët,
asnjeri nuk frymëzon!
Po vazhdoi si që ka nisur,
ata do t’i marri lumi,
ndaj u them i lemerisur:
“Ngrihuni urgjent nga gjumi!”
Arben Duka

do i kete kapur çarku bishtin o gjigand. do jete nen shantazh.
o z Beni, edhe mua ka momente qe nuk me pelqen pse ta fsheh, por nga ana tjeter edhe kur bertiste e ngrinte peshe nerezit sic thua edhe ti, shqiptaret nuk ia besuan shumicen e votave Rames por vetem bashke me kancerin LSI mund te qeversite, Dhe Rama per shkak te endrres se tij per bere dicka serioze, per te lene gjurme per kete vend, ate qe se beri ne 2009 e beri ne 2013-ne.Prandaj ky popull eshte dele e shet voten per vendin e punes qe i ofron LSI ne administrate apo gjetke.
Beno te ka ikur nuhatja .Rama e ka fituar fushaten qe nga dita kur Pd u fut ne cader .Meten e beri President dhe i tha Evropes dhe Amerikes ja kush jane ata qe nuk duan qe Shqiperia te behet shtet me ligje .
Ti vete me pare, me vargjet e tua, e ke percaktuar se si do te jete qeveria e ardhshme .Pse ke frike tani.
Asgje nuk ka ndryshuar .Rama beri politiken me te shkelqyer qe eshte pare deri me sot .Fakti qe Basha, mbas marveshjes, i tha shume faleminderit, tregon me shume se cpresin shqiptaret e thjeshte ne interes te vendit .
Zhurma qe bejne Partite e vogla ka nje arsye te madhe .Rezikohet egzistenca e tyre .Gjithe keto Parti 156 ne nje vend te vogel, qe ska vende per kaposha, i ngjajne nje koteci qe te gjithe duan te kendojne e te rrojne mbi te tjeret pa u lodhur .
Tabloja e Partive politike mbas 25 Qershorit do te thjeshtohet shume .Ps dhe Pd do te mbizoterojne politiken ne te ardhmen pa partite e vogla neper kembe.U mbyll kapitulli i hapjes me nje pluralizem sasior .Pak e sakte e jo shume e per lum si deri tani .
Marrveshje, Duk i nderuar, Politika eshte kompromis, te gezohemi qe Partite e medha te gjejne fjalen…
Se keshtu perfitojne shqiptaret!
Sa per denimin e krimineleve te Politikes, si ne cdo vend demokratik, tek lind e tek perendon, denimin e tyre e ben Drejtesia.
Te shpresojme se dhe tek ne do vendoset nje dite drejtesia!…
Per krimet e Sali Bythkos e te Lul Karabushit, nuk mund te mbahet peng Shqiperia!…
Pirth pirth o beno. Aty mbahu.
Rruga elbasanit ka thene rrotacion miqesor.
Tete here hypja ti, tete here ta jypen ai dhe tete here beheni treshe dhe me lsi-ne.
Ne beson ne zgjedhje sqenke arbeni qe ne besojme. Shikoje ne vendin demokratik si punon rrotacioni.
Tete vjet rrepuvlikanet, tete vjet demokratet. Nje fyell eshte po i bien ne dy brima.
Hahahahaaa beno.
Ne e dime qe ti i di dhe ben sikur si di.
Ska gje shtyjme kohen. Politika per te shtyre kohen eshte. Per muhabet kafesh. Mbaron muhabeti i sportit pastaj i fusim noi politike.
Une per vete beno skam votuar kurre. As per nanon as per kte kaqolin e gjate qe eshte me i pasur se berluskoni. Ky meta dhe saliu.
Ali ……..ste vjen mire qe te shajne adashin tend Rama Paske alergji per Meten e sinqerisht ke te drejte ,por hapi syte zgjohu nga gjumi ,Rama jot e beri Like mos qoftin president . Ne qofte se punon ne kryeministri ,nuk te keshilloj ,por po nuk punove ne kryeministri ,kujdes voten .Largoju ketyre vellezerve siemeze LSI ,PS e PD…te lutem mos u be viktime e banditeve mafjoze .
Sinqerisht une e kuptova qe ne 91 , ku ish komunisti karjerist dhe sekretari i PPSH Sali Berisha shahu Enverin dhe formoi partine Demokratike ….Me i zgjuar. i nderuari zoti ALI:::……
Poet i nderuar ! Si gjithmon jam me ty dhe shpesh te njejtat mendime na shqetesojn ! Por kjo “apati” fsheh ate qe ne pasionantet nuk e njohim ! Esht nje mareveshje qe ne vetem titujt i kemi “lexuar” as permbajtjen , e as frymezimin nga ka ardhur nuk e dim te sigurt ! Kam pershtypjen se tjeter kush po drejton kte corb qe nuk i dihet fundi ! I dashur Arben ,neve kemi jetuar dit dhune,krimi ,degjenerimi ,padrejtesie e tradhtie prej atyre qe po i shofim akoma neper kembet tona ! Esht e pa kuptim per ne, cdo fitore pa mdeshkim e vrasesve dhe qe me gjakun ton notojn ne pasuri sheikesh ata dhe klyshet e tyre ! 30 vjet mashtrim nga njera dor ne tjetren me kulmin e nje perbindshi qe nuk kurseu jo vetem leket tona por as gjakun Zhgenjim e paturpesi kryeministrash ne paraden e historis postkomuniste qe paten kohen dhe rastin te degjenerojn ter administraten shtetrore, kan xhveshur besimin ton ! Kjo kthes e cuditeshme brenda nje nate me te drejt na ka ven ne mendime ,por cfar zgjedhje kemi ??? Na duhet te durojm tashme , na duhet ta votojm se eksperienca e Kreshnik trapit flet shum per cka po ndodh ne kte fole banditesh ! Shiko si kan ven lugen ne brez e i jan turrur kosit te 25 Qershorit po ata ftyra …… qe hedhin edhe grat ne aren per ndeshje Durim poet i dashur se skemi gje ne dor …..
i shastiset njerezit me opinionet tuaja
kush ka nje opinion , e publikon ne gazete tak fak dhe shqiptaret behen corap.
cfare ka per tu habitur me edin, fushata e 2013 sigurisht sdo jete identike me 2017 rrethanat ndryshojne kjo eshte e kuptueshme dhe ska nevoje shpjegime me teori konspirative
S’i ka kapun carku bishtin po gjithe trupin ketij palloshi plehne po s’din dhe s’ka ca me thane se s’ka ba asgja dhe ban vec gallate si funderrina me e madhe e ketij veni qe asht