Stafi i kreut të selisë rozë do të zbarkojë të shtunën (sot) në Vlorë. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PS-së, ndërkohë që mësohet se lideri socialist do të angazhohet maksimalisht në qarkun ku ai kandidon, megjithëse është i pari në listë dhe e ka vendin të siguruar në parlamentin e ardhshëm. Mësohet se Edi Rama, ka vendosur që të realizojë një fushatë intensive në Vlorë, ndërkohë që bëhet e ditur se qëllimi i tij nuk është thjesht të marrë mandatin e vet, por të rrisë praninë e socialistëve në parlament.
Vetë kreu i PS-së do të jetë në takime me qytetarë të qarkut bregdetar. Gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar do të bëhet dhe prezantimi i kandidatëve duke shfrytëzuar edhe hapjen e sezonit veror për vitin 2013 në Vlorë. Përveç mitingut që do të zhvillohet në Sheshin e Flamurit, Rama do të jetë edhe në disa koncerte dhe takime festive që do të pushtojnë qytetin përgjatë gjithë pasdites.
Ndërkohë, bëhet e ditur se shtabi i elektoral i Ramës do të qëndrojë në Vlorë gjatë gjithë këtyre ditëve për të punuar me elektoratin. Burime nga selia e PS-së thonë se kreu socialist e sheh veten si një nga kandidatët që ndodhet në vendin e shtatë apo të tetë të listës, dhe nuk pranon që të rrijë i qetë për faktin se është në zonë të sigurt. Kjo strategji e Ramës bëhet jo vetëm për të rritur sa më shumë numrin e votave dhe për të shtuar mundësitë për një mandat më tepër, por dhe për të dhënë një shembull për kandidatët e tjerë në të gjitha qarqet e vendit, të cilët duhet të kenë angazhim maksimal për të përfituar maksimumin më 23 qershor.
Në zgjedhjet e kaluara Partia Socialiste arriti të merrte gjashtë mandate në Vlorë, ndërsa një e mori Vangjel Dule si aleat i opozitës. Këtë herë synimet e PS-së janë për të marrë edhe një mandat të shtatë, megjithëse situata është ndërlikuar pas daljes së Arben Malajt si kandidat i pavarur. Qarku i Vlorës përveç qytetit, përfshin edhe Himarën, Sarandën dhe Delvinën.
Kandidatët e opozitës kanë ndarë zonat që do të mbulojnë brenda qarkut. Rama dhe kreu i PS-së së Vlorës do të jenë në qytet. Koço Kokëdhima (i cili është nga Qeparoi) do të jetë pjesën bregdetare së bashku me Luiza Xhuvanin (e cila është nga Saranda), ndërsa deputeti Fatmir Toçi do të mbulojë zonën e lumit të Vlorës.
Botuar sot ne DITA
keto jane pordhe me rigon
Zoti Rama, meqenese je kaq i sigurt per fitore pse me te vertete nuk e vure emrin ne fund te listes??
e di ti qe vlonjatet e gjujn dhe ate??
Se veme ne diskutim qe ne keto vite qeverisje do te beni shume me shume , dhe ne presim nga ju sepse kemi besim. Rilindja do te punoje per shqiperine ne ju urojme suksese
Po fitoj e majta,plasen gjenratort edhe nje here.
Vlona ka nevoj me pas prijes si Birisha.Ai u ben derman lebeve …
Rama tha se do vendose(po fitoi)fotografin e I Qemalit si president
Ke,ate te 1912-tes?
Apo ate te 1907-tes?
Sipas arkivit austriak në 30 dhjetor 1912, qeveria greke ka njohur qeverinë e Vlorës por jo pavarësinë e Shqipërisë bazuar në marrëveshje që kishte me Ismail Qemalin që të njihte qeverinë tij me koncesion territorial në favor të Greqisë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar 5 vjet më parë dhe Epiri i kalonte i gjithi Greqisë.I Qemali ishte dakord që Greqisë t’i kalonte Janina e Çamëria”.
Sepse Rames i ka pelqyer,qe Shqiperia ne ate kohe,per shkak te hileve te meparshme,
mbeti pa koke,pa kembe pa kahe.
Lexoni me kujdes:Austriaket mbeshteten Ismail Beun te ngrinte flamurin.Eleni Kicaqi.
Qe te merni vesht te verteten;se shqiptarizma ishte shitur 5 vjete me pare,vetem per nje qeveri.
Jo per pavaresi,se as pavaresine nuk e njohen,ata qe moren Janinen dhe Camerine,sipas marveshjes se bere 5 vite me pare me 1907.
Prandaj Rames i pelqen dopio loja me I Qemalin.
Po a e hane me ,mbi 10 milion shqiptaret e kudondodhur?
Lexoni kte koment te Fleksit,te kuptoni se kush jane njerezit e Sali Berishes.Eshte e tmerrshme kur lexon kesi lloj komentesh.Po e nxjerrin edhe I.Qemalin tradhetar.
Beteja elektorale ne Vlore duket interesante. Ajo qe nuk shkon eshte fakti qe ne media vihet re se politikanet e majte bashke me Edi Ramen dhe analistet qe i mbeshtesin jane bere teper nervoze dhe histerike ne ato qe thone pavaresisht se shqiptaret nuk po ja varin fare.
Keta po punojne si greket fol fol se dicka do ngelet. Por te gjithe po e shohim shume mire se ku i coi kjo rruge greket.
E njejta gje do ndodhi edhe ketu harrojeni se maloket do marrin me pushtetin .
Do vije dita qe do marrin leje para se te zbresin ne tirane . Kosovaret nuk i duan ,shqiptaret e maqedonis jo, jugu nuk i do me ariun do zene shoqeri prape si dikur.
I ka zene nje panik dridhen kur flasin. Ka nje shprehje te bukur e cila thote.
Kur liria shkatërron rendin, etja për rregull do ta shkatërrojë lirinë.
I kthyen vlerat demokratike ne zokone krahinore . Mire tu behet . O po goditje qe do marrin. Per nja 500 vjet nuk kane per ta marre me veten .
I shtati duhet te ndjehet madje edhe ui fundit duke qene se goditi rendshem veten dhe te gjithe PS ME DALJEN E MALAJT SI I PAVARUR, DO TE PAGUAJE PASOJAT DUKE QENE SE MALAJ KA PUNUAR NE MENYRE TE JASHTEZAKONSHME ME VLOREN E TIJ