Fushata, hetohet ish-deputeti Sali Shehu

anazapta

Maxhoranca vijon sulmet ndaj figurave që mund të fitojnë terren në elektorat në dëm të saj. Pas arrestimit të babit të deputetit socialist, Saimir Tahiri, në shënjestër është vënë ish-deputeti demokrat, Sali Shehu. Gazeta “Shqip” shkruan sot se ndaj Shehut, një prej figurave të rëndësishme në FRD, është depozituar një kallëzim penal. Kallëzimi ndaj tij është bërë nga nënkryetari i KLD-së, Ervis Çefa, sipas të cilit, Sali Shehu kur punonte në KLD, ka marrë 24 rroga pa shkuar asnjë ditë në punë. Hetimet e prokurorisë ndaj Shehut nisin vetëm pak para nisjes së fushatës elektorale. Ai mendohet se do të kandidojë për FRD-në në Dibër, ku ka një mbështetje të madhe dhe mund të shkaktojë probleme për PD-në. Po sipas “Shqip”, prokuroria ka nisur një fletëthirrje edhe për Kreshnik Spahiun, aktualisht drejtues i Aleancës Kuqezi. Ai do të pyetet në lidhje me shkeljet e mundshme të Shehut në cilësinë e ish-kreut të KLD-së.

 

Share This Article
2 Comments
  • po cte keqe ka ketu.e do robi 24 rroga kot plus te behet deputet e te marre edhe 4 vjet rroga te tjera kot., po dhe aq kot nuk jane se edhe te genjeje robi do pune. jo te gjithe genjejne

  • e paska demtu shtetin kto rogat e ketij ,po pse nuk shikoni ato makinat e politikes o zoterinj te kld e te klk ,me cfar buxheti i kan bler e per cfar i duhen ,leri rrogat se 2/3 e administrates kot i marrin rrogat ,mund te na informoni o gazetar te gazetes dita per makinat e politikes shqiptare sa buxhet esht harxhuar ,dhe ju zoti rama na premtoni se sdo ket harxhime te ketij lluksi pa fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *