“Duke ndjekur Fantomasin”. Është padyshim kjo kryefjala apo e thënë ndryshe tema e ditës, e të gjitha bisedimeve në cdo ambient të qytetit të Beratit, ku qytetar të moshave të ndryshme që ndjekin me shumë vëmëndje fushatën zgjedhore. Kanë nisur që të shpotisin apo ndryshe të tallen edhe me kandidatë si ai i tipit Astrit Veliaj që duke shfrytëzuar numrin e listës rendore të partisë në pushtet, duket sikur vjen nga një tjetër planet. Ka lënë sipas gjithë qytetarëve beratas “koqen e namit ” me gafa të ndryshme që pasojnë njëra tjetrën. Njëherë deklaroi pa turp fare se ka qënë falja e taksave prej 1 milion e gjysëm eurove nga ana e qeverisë Berisha, ajo që ka ringritur biznesin e tij në majat më të larta (!). Kurse në një takim me banorët e lagjes “30 Vjetori ” që janë të akomoduar në pjesën e ashtëquajtur ” Bathore e Beratit” Astriti ka premtuar e thënë fjalë për fjalë…” Se një rrugë që pushteti vendor socialist nuk ja u ka bërë për më shumë se 13 vite, unë ju premtoj publikisht se do tja u bëj për 26 ditë”. Hajde shpejtësi, hajde. Sa për metaforë i kemi kujtuar Astritit një titull filmi të njohur të fillimviteve 80 që quhej “Cili jeni Ju zoti Sorge?”.
Letër e nënshkruar: Edi Spahiu

O POPULLI I MBREKULLUESHEM I BERATIT,KUSH ESHTE KY TRAKTORIST XHENERIK QE KERKON TE GENJEJ DITEN ME DIELL .TURP TURP TURPI I KOMBIT ASTIR ASTIR VELO PARTIZANI