Fushata, PD denoncon shkeljen e marrëveshjes nga Rama

redaktor

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një rast në Elbasan, ku sipas tij, dega e PS-së në këtë qytet ka shkelur marrëveshjen Rama-Basha.

Sipas Boçit, PS ka shkelur një pikë të kësaj marrëveshe, e cila “përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj”.

Teksa i kërkon KQZ-së të ndërhyjë urgjentisht, deputeti demokrat thotë se PS e Elbasanit i trembet rezultatit të zgjedhjeve.

Denoncimi i Boçit

Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj.

Pra, pa shpenzime marramendëse me burime të padeklaruara.

Cdo simbol partiak duhet te vendoset në jo më pak se 5 m nga zyrat elektorale.

Por ja se çfarë ndodh në Elbasan brenda e në dalje të tij!!!!!

PS nuk e respekton këtë pikë të kodifikuar dhe në kodin zgjedhor.

Sa më e madhe frika në PS aq më i madh është baneri!!!!

Mgjt KQZ duhet të ndërhyjë urgjentisht”, shkruan deputeti Luçiano Boçi në rrjetin social “Facebook”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *