Fushata “Shqipëria buzëqesh”, 1,358, 228 vaksinime antikovid deri tani

Edlira Shehu

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,358,228 vaksinime në gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e sotme shifrat e vaksinimit në total deri tani.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 9162 vaksinime.

Të hënën mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” 44,460 doza të vaksinës Pfizer duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *