Fushata te Njësia 5, Majko: 23 qershori për t’u ndarë nga mjerimi

redaktor

Partia Socialiste ka vijuar prezantimin e programit të saj nëpër lagjet e ndryshme të Tiranës. Tre kandidatët në listën e Tiranës, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro, gjatë “Këndit të fjalës” të mbajtur me banorët e Njësisë Nr.5 në rrugën “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, kanë kërkuar mbështetjen për ndryshimin e situatës së mjeruar ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet vendi. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e shumtë të pranishëm në takim u shkëmbyen ide për përmirësimin e situatës pas ndryshimit të pushtetit në zgjedhjet e 23 qershorit. “Vota për Partinë Socialiste është votë për të vendosur një kufi midis 8 viteve mjerim dhe të ardhmes së plotë punë e shpresë. Sot pas 8 vitesh populli ka marrë vetëm premtime, ndërsa qeveria ka marrë vetëm borxhe. Sot një shqiptar lind me borxhe dhe e paguan atë gjithë jetën në formë takse. Shqipëria, vendi i mjeruar i Europës Juglindore, vendi ku dhe jeta e çdo qytetari është në rrezik. Sot pas 8 vitesh kërkojnë ndryshim jo duke premtuar, por duke iu kërkuar të na lejoni të përmbushim detyrimet që kemi ndaj jush”, u shpreh kryesuesi i listës së PS-së, për Tiranën, Pandeli Majko në bashkëbisedimin e zhvilluar me banorë të Njësisë Nr. 5.2

3

4

56

7

8

Share This Article
5 Comments
  • Jane genjeshtra, asnjeri nuk e rregullon dot gjendjen ekonomike, ekonomia ka ligjet e veta dhe nuk ndyshon me buton.

    • ti o shoku e ke mire ti thuaj : mire jemi me kete mostren se po te vije ai tjetri do ta beje me keq.

      e ke gabim shoku me kete qeveri do hame njeri- tjetrin po nuk iku.

  • O njeres qe nuk kenaqeni kurre, ka papunesi gjithe Europa se eshte krize, mos u masni me Gjermanine se Gjermania ka mbi 500 vjet qe PUNON dhe shqiptaret nuk i kane aq ore pune sa Gjermania per 3 brezat e fundit, Shqipetaret tradicionalisht jane ballkanas d.m.th. popuj dembele e budallenj, pse ndoqet rrugen e gabuar te komunizmit pas komunisteve dhe Enverit ? Hani m… tani

  • Tuneli i erret 23 km, lexo( VITE ) i gjate, perfundon me 23 Qershor. Do te donim te vinte ne pranvere, por edhe vera nuk eshte e vonuar ka akoma aromen e luleve te stines qe zevendeson ka. Diktatori Sali eshte i pa shprese, ne vorbullen qe po e mbyt bashke me bythabreket e tij ka futur edhe spiunet e mirepaguar e te mirembrojtur nga Garda, si Koqja i Zi (Kaci), Dogjani, Kodeli etj. , te stervitur nga zevendesi i Nexhmies Fatos Qorr Oglju.

  • duhet ndryshim. me kete qeveri nuk shkojme askund.

    nje fjale e urte popullore thote: Edhe uji kur rri pas disa kohesh fillon e vjen ere.

    e jo me kjo qeveri barbare qe nuk po le gje pa bere ketij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *