Gjithë administrata qendrore dhe ajo lokale është mbushur plot me militant si në kohë të Qazim Mulletit. Faleminderit. “Dita”, a e kupton ky popull që Sali Berisha po e ndëshkon për 20 vjet me radhë? E them me keqardhje dhe na del si detyrë t’ju bëjmë thirrje si qytetar dhe si njeri i thjesht se situata është tepër e zymtë dhe e ndërlikuar. Fushatat ndërpartiake po arrin kulmin, po shkojnë drejt destabilizimit njerëzor. Përgjegjësia e shtetit ka rënë, fushatat po marrin ngjyrime raciste, luftë për pushtet, luftë për karrige të lëvizshme!
Po të vëreni me kujdes, gjatë një dite në një qytet, në çfarë do lloj vendi të jesh duhet të kesh kujdes se makina militantësh po ecin me shpejtësi më të madhe për të terrorizuar gjithë popullin. Shqetësimi i dytë është terrorizimi i personave të lidhur me pushtet duke përdorur presione psikologjike po në publik, si me heqjen nga puna, por edhe me mënyra të tjera presioni, qe ne populli mos të guxojmë të shprehim kundra qeverisë. Por dua të theksoj në këtë sms se problemi nuk qëndron vetëm te Berisha pse mban pushtet me gënjeshtra e mashtrime, por te falangat e tij që i mban për të bërë zhurmuesin, siç janë: Qili, Tani, Qani, e shumë të tjerë.
Do t’u kujtoja këtyre zhurmuesve se pushteti nuk mbahet me injorant, me militant, me kriminel ordiner e shume të tjera, sepse ky sistem do tju hajë edhe juve nesër. Juve që e konsideroni sot veten kaluar, o Qani, Qili, Koqi etj, etj që medemek jeni gazetarë apo artista të këtij vendi. A e kuptoni se sa dëme po i bëni këtij populli?
SMS në DITA në 0689073730
