Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I nderuar staf i Ditës. Absulutisht që ka një fushatë për ta lidhur terrorizmin me vendin tonë. Ka të drejtë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nuk është problemi që të mos pranohet e vërteta por kur abuzohet, jo, nuk duhet pranuar abuzimi! Kronika e RAI më e pakta ishte një kurth që i kanë ngritur dashakeqas të Shqipërisë. E po kështu edhe revista “Daily Mirror”. Droga e Lazaratit ka marrë fund që në verën e vitit 2014, ata shkruajnë për të në vitin 2016! Ka një interesim që mundohen me çdo mënyrë që ta lidhin Shqipërinë me çdo ngjarje të rëndë që ndodh në botë, qoftë edhe duke stisur! Nuk e kuptoj se pse hesht Qeveria dhe nuk reagon në raste të tilla! Kur nuk e mbron imazhin e shtetit qeveria, kush duhet ta mbrojë atëherë?
