Ministria e Brendshme nisi sot një fushatë të regjistrit të adresave të banimit, ku u kërkua mbështetja dhe bashkëpunimi nga gjithë kryetarët e bashkive të vendit në lidhje me këtë proces.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij tha se Tirana do të nisë një fushatë regjistrimi. Veliaj vuri theksin te rëndësia e regjistrimit të adresës së banimit, që u kuptua sidomos gjatë tërmetit apo pandemisë, ku njerëzit kishin nevojë për ndihmë.
“Të 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë duhet të jemi agjentë të propagandës dhe të marketimit të këtij sistemi jashtëzakonisht të thjeshtë. Regjistrimi i saktë i adresave do të na ndihmonte shumë për të gjithë qytetarët sidomos në këto dy vite me tërmetin, me pandeminë, ku kemi kuptuar sa e rëndësishme është të gjejmë njeri-tjetrin. Ne dinim që kishte të moshuar që ishin në gjendje të vështirë ekonomike, që kishin nevojë për t’u çuar një kuti ushqimesh dhe vullnetarët tanë në pjesën më të madhe harxhonin kohë vetëm për të gjetur adresën”, theksoi Veliaj.
Më tej kryebashkiaku shtoi, duke sqaruar se si do të bëhet fushata e sensibilizimit për regjistrimin e adresave në kryeqytet: “Ne në Tiranë duam të shfrytëzojmë të gjithë këtë muaj duke qenë se është muaji i festave ku shumica e njerëzve janë në shtëpi dhe të bëjmë një fushatë sensibilizimi. Do t’i çojmë një letër të personalizuar çdo familjeje, e cila pastaj do duhet të na përkthehet në një adresë. Ndaj kërkoj që ne mobilizohemi në një fushatë që i kërkojmë gjithë qytetarëve që të bëjnë vetëm këtë verifikim. Nëse më përpara batuta ishte: “Lëvizni se po na numërojnë”, tani është: “Mos lëvizni sa të numëroheni të gjithë”, – që të kemi mundësinë të dimë ku jemi dhe të marrim shërbimet që i meritojmë të gjithë”, tha Veliaj.
Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses për gjithë shërbimet publike. Adresa e saktë mund të vetëdeklarohet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive përkatëse.
o.j/dita

I nderuar Kryetar i Bashkise se Tiranes, duhet reformuar Sherbimi Postar sipas modelit te SHBA-se.
Ky lloj sensibilizimi nuk ka asnjne kuptim. Nuk mundet qytetari te caktoje adresen e tij, por prona (shtepia apo cfardo prone) duhet te adresohet nga zyrat e kadastres. Lagjia, rruga, numeri i pallatit ose shtepise, numri i apartamentit te gjitha keto duhet te shenohen ne cerifikaten e pronesise dhe kjo eshte adresa. Keshtu ndodh kudo ne bote. Kur ke prone me cerifikate pronesi apo e ke mare me qira nga ai qe e ka ne pronesi adresa eshte gjithemone ajo e shenuar ne cerifikaten e pronesise. Nuk ka prone pa certifikate pronesie me adrese te shenuar ne te.Prandaj eshte aq e thjesht e adresa per tu gjetur, cdo sensibilizim tjeter eshte marrezi.
Thirrja drejtuar qytetareve per te saktesuar adresat eshte nje budallalek i madh.
Shpresoj qe Erjon Velia e kupton qe qytetari nuk ka si ta saktesoje adresen ku banon nese godina ku banon nuk ka numer. Se pari, bashkia duhet te vendose numrat e godinave e pastaj t’i kerkoje qytetarit te saktesojne te cili numer banon.
Po tallet me njerzit e kishte ne program sot ne rend dite. Do dal ti kerkoj qytetarit detyrrat qe ligji me cakton mua si institucion shteteror. Pas kesaj deklarate kaluan ne dhomen tjeter dhe ja plasen te qeshures deri ne mesnat duke menduar per brockullen e rradhes.