Momente shokuese kur një vift që udhëtonin me motocikletë janë futur me semafor të kuq në një udhëkryq. Ata janë pëprlasur nga një automjet dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Hu Mou dhe bashkëshortja e tij që udhëtonin me motorcikletë kanë injoruar semaforin e kuq duke bërë që një automjet t’i godiste për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt të këtij viti, por autoritetet kineze kanë vendosur të publikojnë pamjet shokuese për të sensibilizuar njerëzit në mënyrë që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në fotografi duket qartë se trupat e tyre kanë fluturuar në ajër përpara se të përplaseshin në tokë.