Fushë-Arrëz, vidhen 15 mijë euro në kishë

redaktor

Një shumë e madhe parash është vjedhur në kishën katolike në qytetin e Fushë Arrëzit. Nga ana e uniformave blu nisi procedimi penal, pas denoncimit të bërë nga punonjësit e kishës, të cilët kishin konstatuar vjedhjen me thyerje të saj. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se janë vjedhur 15 mijë euro dhe 900 mijë lekë. Lidhur me këtë ngjarje po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *