Fushë-Krujë, breshëri plumbash drejt banesës, zhduken autorët

Elton Tafaruci

Persona të paidentifikuar hapën zjarr dhe qëlluan në drejtim të një banese në lagjen ‘Magaze’ të Fushë Krujës gjatë natës.

Mësohet se është qëlluar drejt banesës së 56-vjeçarit me iniciale B. B. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan disa gëzhoja. Policia thotë se plumbat kishin prekur portën e jashtme të banesës. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *