Fushë-Krujë, 18-vjeçari plagoset me pistoletë, arrestohet autori

Elton Tafaruci

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë nga një tjetër i ri 22 vjeç në qytetin e Fushë-Krujë.s Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 28 gushtit, ku Erald Nika pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia arrestoi autorin.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale armën e krimit tip pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja, të kalibrit 7.62mm, mod.54.

Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me  dashje”e mbetur në tentativë dhe   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *