Fushë-Krujë, 40-vjeçarja denoncon vjedhjen e kodit të Facebook

anazapta

Prokuroria vendore njoftoi dje se ka nisur procedim penal për veprat penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private” dhe “hyrje e paautorizuar kompjuterike”, dosje e referuar nga komisariati i policisë. Denoncimi është bërë nga F. T., 40 vjeçe, banuese në fshatin Luz të Fushë-Krujës, e cila pretendon se në llogarinë e saj të rrjetit social Facebook, persona të panjohur kanë ndërhyrë dhe pasi i kanë vjedhur fjalëkalimet, kanë përdorur fjalë ofenduese dhe kërcënuar familjen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *