Një 44-vjeçar u gjet i pajetë në banesë nga familjarët teksa dyshohet se është flijuar me vetëvarje. Burime zyrtare të policisë vendore thanë se morën informacion mëngjesin e djeshëm dhe konstatuan humbjen e jetës së Sami Kurtit, banues në këtë qytezë. Grupi hetimor kreu veprimet paraprake dhe mori në pyetje familjarët. Paraprakisht dyshohet për një flijim në kushte depresioni, për të cilin 44-vjeçari kurohej, por po verifikohen edhe shkaqe të tjera, si grindjet në familje apo motive të dobëta.
