Megjithëse janë kryer shoqërime të shumta dhe sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve, nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për tritolin e hedhur në Bashkinë e Fushë-Krujës mbrëmjen e së hënës. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale, kurse si motiv dyshohet krijimi i kaosit dhe përhapja e panikut te qytetarët. Policia ka përqendruar hetimet tek kontigjentët e krimeve me tendenca në lëndët plasëse dhe ka ushtruar kontrolle të shumta banesash.
