Fushë-Krujë, burgu i jep leje, arratiset i dënuari për grabitje

redaktor

Përfiton nga leja që i jep Burgu i Fushë-Krujës, nuk kthehet më në qeli i riu nga Malësia e Madhe. Policia vendore nisi kërkimet për të arratisurin Kristian Lumaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, pasi nuk është paraqitur pranë IEVP Fushë-Krujë në orën 12:00 të së hënës, pas lejes shpërblyese që i ishte dhënë nga Komisioni. Lumaj është dënuar me vendim më 10 janar 2013 nga Gjykata e Apelit Shkodër me 8 vjet burg për veprën penale “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, ndërsa i kanë mbetur edhe 3 vjet dhe 7 muaj heqje lirie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *