Një sasi tritoli është gjetur në një makinë mëngjesin e sotëm.
Sasia e tritolit e gjetur është 200 gram dhe ishte vendosur në automjetin BMW X5 me targa AA858 IS, në pronësi të shtetsait Durim Bani, i cili njihet nga policia si person me precedentë të mëparshëm penal. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere, të cilat kanë bërë të mundur çaktivizimin e eksplozivit. Eksplozivi është vënë re fillimisht nga një kalimtar i rastësishëm i cili menjëherë ka njo0ftuar policinë, e cila sapoi ka mbërriti në vendgjarje ka bërë dhe rrethimin e zonës.
